• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varësia nga alkooli, shqiptarët e ‘kanë në gjak’ rakinë

by Java News
15/03/2019 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit njihen për dashurinë e tyre për pijet alkoolike dhe rakinë në veçanti. Megjithatë kalimin nga pijedashës në pijanec është një vijë mjaft e hollë që i ndan. Varësia nga alkooli është një nga çrregullimet e sistemit qendror dhe bën pjesë tek sëmundjet mendore. Në Shqipëri sipas të dhënave të publikuara nga portali Our World in Data rreth 1.66% e popullsisë është e konsideruar si e prekur nga varësia e alkoolit. Kjo është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit. Përqindja e ulët reflekton edhe mungesën e trajtimit të specializuar nga ana e të prekurve në Shqipëri. Edhe në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69% e popullsisë së vendit, me një diferencë shumë të ngushtë me Shqipërinë.

Në Maqedoni dhe në Serbi të varurit janë rreth përkatësisht 1.7 dhe 1.8%.

Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë të varur nga përdorimi i alkoolit.

Në të gjithë botën sëmundja e varësisë nga alkooli renditet e treta ndër sëmundjet mendore më të përhapura. Përqindja e popullsisë së prekur në botë është 1.37%, më e ulët se në Shqipëri.

Sëmundjet  e shëndetit mendor janë një sfidë që po prek të gjithë globin, madje në vendet e zhvilluara ato janë më të përhapura. Ndër të tjera sëmundjet e shëndetit mendor ndikojnë direkt tek produktiviteti në punë i popullatës, si dhe me shpenzime ekstra për mbështetjen sociale që i jepet kategorisë së prekur. Ky grup sëmundjesh, përveç vështirësisë dhe kujdesit që duhet për rikuperim, shoqërohen edhe me stigmatizimi dhe diskriminim të të sëmurëve dhe kjo parën arsye për mos kurimin dhe trajtimin në mënyrën e duhur të tyre.

Sipas të dhënave të fundit të ekspertëve të Komisionit Lancet, çrregullimet mendore janë në rritje në nivel global (rritja gjatë 25 viteve të fundit është quajtur “dramatike”) dhe do t’i kushtojë ekonomisë deri në 16 trilionë dollarë nga viti 2010 deri në 2030 në mungesë të adresimit të problemit. Sëmundjet e shëndetit mendor kanë kosto direkte mjekësore, duke përfshirë barnat dhe terapitë, si dhe kostot indirekte (produktivitetin e humbur, ditët e humbura të punës për shkak të sëmundjes, shpenzimet për mirëqenie sociale, arsim, etj).

Në nivel shoqëror, izolimi dhe vetmia që njerëzit me probleme të shëndetit mendor përballen kanë efekte dramatik, si në rastin e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda të tilla si skizofrenia dhe çrregullime bipolare. Mosha e vdekjes, për shumë pacientë të rëndë, është edhe më herët se 20 vjet. /Monitor

/a.meta

Next Post

VIDEO /Identifikohet i riu që humbi jetën në aksidentin në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In