• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Varësia ndaj ndërtimit po godet financat e bashkive pas rënies së lejeve

by A R
11/11/2025 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli i ndërtimit, me ulje-ngritjet e tij, veç të tjerash, mund të shndërrohet në një burim të konsiderueshëm rreziku për qëndrueshmërinë financiare të bashkive.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për periudhën janar–shtator 2025, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë arkëtuar 28.8 miliardë lekë të ardhura tatimore, ose rreth 7% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në total, për vitin 2025 janë planifikuar 40.8 miliardë lekë të ardhura vendore, ndërsa deri në fund të 9-mujorit është realizuar rreth 71% e planit vjetor. Brenda kësaj shume, taksat lokale mbeten burimi kryesor, duke zënë 77.4% të të ardhurave tatimore.

Megjithatë, struktura e këtyre të ardhurave tregon një varësi të fortë nga ndërtimi. “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” ka pësuar një ulje prej rreth 3.5 miliardë lekësh në nivel kombëtar, në 9-mujor, krahasuar me vitin e kaluar.

Goditja më e madhe është regjistruar në Bashkinë e Tiranës, ku të ardhurat nga kjo taksë janë 6.2 miliardë lekë më pak se në 9-mujorin e vitit 2024. Të ardhurat e munguara nga lejet e ndërtimit zënë 30.3% të të ardhurave të veta në për bashkinë e Kryeqytetit në buxhetin e këtij viti.

Në të kundërt, zërat e tjerë të taksave lokale kanë shënuar rritje të lehtë, ndërsa taksa mbi pasurinë është realizuar në 75% të planit vjetor.

Gjatë vitit 2024, burimi me peshën më të madhe në të ardhurat e veta vendore ishte taksa e ndikimit mbi infrastrukturë, rreth 18.5 miliardë lekë dhe që zuri 42% e të ardhurave të veta vendore. Pavarësisht se në nivel agregat ky burim është më i rëndësishmi për pushtetin vendor, në nivel njësie rreth 77.4% e mbledh vetëm Bashkia Tiranë.

Ekspertët theksojnë se ngadalësimi i ndërtimit po shfaqet si rrezik fiskal për bashkitë, të cilat mbështeten kryesisht në të ardhurat nga ky sektor për të ruajtur ekuilibrin buxhetor.

Sipas analizës së të dhënave, autonomia fiskale e pushtetit vendor mbetet ende e kufizuar, ndërsa përballueshmëria afatgjatë e financave vendore varet nga krijimi i burimeve më të qëndrueshme si taksa mbi pasurinë, tarifat e shërbimeve dhe zhvillimi ekonomik lokal.

Çdo ngadalësim në ndërtim, përveç efekteve në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim do të ndikojë negativisht te ardhurat e bashkive që janë të varura nga ky tatim dhe sidomos në Bashkinë e Tiranës dhe ato bregdetare ku intensiteti i ndërtimit është më i lartë./Marrë nga Monitor.al

Next Post
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

"Formula e mbështetjes së të pavarurve ishte ‘kurth‘ i PD-së për të testuar partitë e vogla"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In