Policia e Korçës zhvilloi një operacion anti-drogë pasditen e sotme, që çoi në zbulimin e një magazine në fshatin Voskop, ku magazinohej lëndë narkotike e llojit kanabis.
Hetimet për këtë operacion kanë nisur prej disa javësh, ndërsa janë arrestuar 6 persona, që dyshohet se janë gjetur brenda magazinës dhe kishin si detyrë përpunimin e lëndës narkotike.
Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb duket qartë sasia e konsiderueshme e kanabisit që përpunohej brenda magazinës.
Lënda narkotike shfaqet e varur në tavanin e godinës teksa për tharjen e saj përdoret një freskuese normale.
Kanabisi po ashtu është vendosur edhe në arka bananesh dhe qese të zeza.