Sulmuesi i Anglisë, Jamie Vardy është befasuar me zhvillimet në kampin e Spanjës një ditë para se të fillojë Botërori, por nuk dyshon se kjo do të ketë ndikim në stilin e lojës së spanjollëve.
Spanja befasoi me vendimin për shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui vetëm dy ditë para se të zhvillojnë ndeshjen kundër Portugalisë.
Pasardhës i të shkarkuarit do të jetë Fernando Hierro, por Vardy beson se lojtarët janë shumë të mirë për t’u përballur me këtë ngjarje
.“Është e çuditshme, nuk di çfarë të them”, ka thënë Vardy.“Si lojtarë të Spanjës, ata e dinë se si të luajnë ndeshjen në fushë. Nuk do të ndryshojë asgjë”, ka shtuar anglezi.
“Nëse ka ikur menaxheri, jam i sigurt se në fushë ata do të luajnë stilin që e kanë zakonisht. Për këtë kanë pasur sukses”, përgatiti Koha. (b.an)










