• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VAR, ylli në ngjitje i këtij botërori. Por a mund ta shpëtojë dhe njerëzimin?

by Java News
23/06/2018 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jack Bernhardt, the Guardian

Teknologjia VAR nuk i lejon arbitrat që të bëhen despotë në fushë, si dhe sjell idenë revolucionare që s’ka problem po të ndryshosh mendje. Si shumë njerëz të tmerrshëm, unë kam disa opinione të forta që i mbroj me pasion. Mel C ishte më e mira nga Spice Girls. Kopra është ushqim i keq. Reklama e Niveas, k lojtari i Liverpool, James Milner, futet në një makinë dhe pastaj shkelet në mënyrë të pashpjegueshme nga këmba e një dinozauri (për vdekje, duhet të hamendësojmë) është filmi i shkurtër më kuptimplotë i viteve 2010. Që nga fillimi i Botërorit, kam pasur një tjetër opinion që e mbroj me pasion e që e përmend me inat sa herë më jepet mundësia. VAR, programi që ndihmon arbitrat në fushë me video, është shumë i mirë jo vetëm për futbollin, por për të gjithë shoqërinë. VAR do të na bënte më të sjellshëm e më të lumtur. Ndoshta, por ndoshta, ama… VAR mund të shpëtojë njerëzimin.

Nëse nk e dini, VAR përbëhet nga një grup arbitrash, të cilët janë vendosur diku në një vend pa dritare, në Moskë (vendndodhja nuk është thënë asnjëherë, ndoshta nga frika se mos mbushet me vajza adhurues të VAR që do të çirreshin pa pushim). Ata e ndihmojnë ndeshjen nëpërmjet pamjeve filmike dhe e njoftojnë arbitrin nëse ka bërë ndonjë gabim në gjykim. Është dramatike, është emocionuese dhe diçka tepër e re (nëse s’keni parë ndonjë ndeshje regbije apo kriketi në 20 vitet e fundit). VAR ka qenë lojtari im i preferuar i këtij botërori, deri tani. Të paktën unë jam shumë i kënaqur. Kam në plan të shkoj në një zonë tifozësh, në çerekfinale, i veshur si arbitër e duke kënduar “VAR! VAR!”. Do të tund një flamur që thotë “ta kontrollojmë sërish.”

Sigurisht, ka njerëz që nuk e pëlqejnë VAR-in. Të gjithë këta njerëz janë sjellë si opinionistë në emisionin e ri të botërorit që transmetohet pas ndeshjeve në ITV. Edhe për sa kohë do të jemi të gjithë dakord për VAR-in, deri sa dikush të pësojë një krizë nervore? Shumë prej opinionistëve të ITV e shohin thjesht si diçka shtesë. Kjo është ironike, sepse vjen pikërisht nga një kanal që ka “kamionin e analistëve”, një shprehje që më shumë ngre pyetje sesa jep përgjigje. A është kamion i vërtetë? A zgjidh mistere? A po mbajnë Mark Clattenburgun atje, me detyrim, kundër dëshirës? Pse duhet ta mbajnë në karantinë? A ka ngrënë një Zizzi në Moskë, dhe të gjithë mendojnë se do të jenë më të sigurt po të jetë ai jashtë?

Sigurisht, janë bërë disa gabime të nivelit të lartë. VAR duhej ta kishte kapur pjesën kur Harry Kane po hidhej në tokë nga mbrojtësit e Tunizisë. Po të mos kishte fituar Anglia, “The Sun” me siguri do të kishte nxjerrë një artikull me titull “Sa Ndeshje VAR-ja”. Por për mua, VAR është më shumë se thjesht një lodër e re, më shumë se një shpikje e çuditshme që e kanë sjellë sa për të acaruar Mark Laurensonin. Për mua është diçka që po ndryshon dinamikën e sportit.

Në një ndeshje normale futbolli, arbitri duhet të jetë i pagabueshëm. Është si diktator i një regjimi shtypës. Vendimi i tij është gjithnjë i saktë, sado t’i habisë të tjerët. Të gjithë e dinë që Maradona shënoi një gol me dorë në finalen e vitit 1986, Por, zyrtarisht, sipas FIFA-s, ai e goditi me kokë, sepse ashtu tha arbitri në atë ndeshje. Ashtu si me diktatorët, ky pushtet i madh mund të çojë në paranojë. Sa herë një arbitër shkon ta kundërshtojë, arbitri nuk mund ta dijë nëse lojtari po e bën ngaqë do të mashtrojë sistemin, apo sepse arbitri ka bërë vërtet një gafë të turpshme që ka për t’i “telendisur” në Kanalin 5 për disa vite me radhë.

Por nëse arbitri e di që mund ta rishikojnë vendimin, atëherë, puna e tij bëhet më arbitrare. Kështu, të gjithë kanë më shumë besim te sistemi dhe do të ketë më pak shpërthime. Dhe fakti është që në 14 ndeshjet e para nuk ka pasur asnjë karton të kuq, tregon që ky është botërori më i psatër në 32 vite.

VAR i lejon arbitrat të jenë jo të përkryer, dhe kështu promovon një ide revolucionare, që është e pranueshme që një figurë autoritare të ndryshojë mendje kur jepet informacion i ri. Në politikën e sotme, politikanët dhe opinionistët vlerësohen kur mbajnë një qëndrim dhe nuk shkulen më që aty. Po të pranojnë se e kanë gabim, tregojnë se janë të dobët. Prandaj dhe kryeministrja vazhdon të thotë që ka një divident Brexit-i, kur çdo ekspert ekonomie në vend i ka thënë që nuk ka. Më mirë të jesh i fortë dhe gabim, sesa i dobët dhe i saktë. Por, në një mënyrë të çuditshme, VAR na tregon se ka forcë të pranosh gabimet. Nëse fillojmë të mos i shohim më gabimet si të barasvlershme me dobësi, nëse i lejojmë njerëzit të pranojnë se janë njerëzorë, atëherë do të kemi një shoqëri më pak të përçarë e më pak të hidhëruar. Mund ta kthejmë botën në një NirVARna.

 

Next Post
FIER/ Zbardhet plagosja pas sherrit në lokal, në kërkim dy kushërinjtë

I vë zjarrin tokave, por merr flakë ura, prangoset fieraku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In