Europiani i luajtur në Gjermani ishte qershia mbi tortë në karrierën e tij, ku ishte një mur i pakalueshëm në mbrojtjen e Portos, Real Madrid dhe kombëtares së Portugalisë.
Pas kësaj eksperience, legjenda Pepe ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur, duke varur këpucët në gozhdë në moshën 41-vjeçare.
Pepe do të mbahet mend për 334 paraqitjet spektakolare te Real Madrid, ku fitoi gjithçka në nivel klubi, por edhe për sukseset me Portugalinë, duke arritur të fitojë Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi e mbyll karrierën me tre trofe të Champions League të fituar, po aq trofe në La Liga dhe dy Kupa të Botës për klube.