• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Yuri Kim po tenton që SPAK-u të kthehet nga kotele në tigër. Ligji i dosjeve s’duhet për emra të përveçëm!

by
21/10/2022 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në MCN Live se në Tiranë ka hyrë në skenë një pushtet i ri, që është pushteti gjyqësor. Vangjeli thekson se Rama nuk është aktor i vetëm, pasi aksioner në sistemin e drejtësisë janë partnerët amerikanë. Metaforikisht Vangjeli e krahasoi SPAK-un me një kotele, ku ambasadorja amerikane po bën tentativa që kotelja të kthehet në një tigër.

Në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese i vetmi person që mungoi ishte kryetari i GJK, edhe njëherë politika mori rolin e violinës së parë. Kryeministri është shefi i ekzekutivit, në një kohë edhe shefi i Parlamentit, që e ka si shtojcë të tij. Ndërkohë që ajo gjë që pak është kuptuar, është që në Tiranë ka hyrë një pushtet i ri në skenë, pushteti gjyqësor. Ne na duket normale që kryeministri dhe të tjerë ta trajtojnë gjyqësorin si pacient, por ka ndryshuar koha. Kryeministri kishte çelësin për ta kontrolluar sistemin, përmes Parlamentit dhe me firmën e Presidentit. Njerëzit e shikonin dje politikanin si mjetin e vetëm për të bërë karrierë. Reforma në drejtësi këtë mekanizëm e rregulloi. Kjo tani është në letër. Praktika është larg bindjes së përgjithshme, idiote, ku një shumicë e madhe flet për kapje të pushtetit gjyqësor nga kryeministri. Ai nuk është aktor i vetëm, pasi aksioner janë partnerët tanë amerikanë.

Drejtësia godet individin, qoftë me pushtet, qoftë pa pushtet. Rama, Meta apo Berisha kanë një tjetër lloj gjykatësi, jo pushtetin gjyqësor, por 3 milionë e 600 e ca mijë shqiptarë. Një politikan shkon e votohet, atë ka gjykatës të epërm. Edhe kur Rama thotë se përgjegjësia individuale, ai do përgjigjet për firmën e vet, apo qoftë pse ka zgjedhur bashkëpunëtorë të gabuar. Për momentin po e shikojmë që SPAK-u është kotele, që pret çfarë thotë kryeministri, ambasadorja amerikane, doktori nga frëngjia e tij, apo si u zgjua Iliri. Ata nuk e dinë pushtetin e vet. Ajo që dëgjoni nga ambasadorja amerikane, është tentativa që kjo kotele të mos bëhet një mace lozonjare, por të bëhet një tigër. Nuk kemi një brez solomonësh këtu, gjykatës të epërm. Unë besoj që përkundër padurimit dhe ngutit, ne duhet të mësojmë të presim. Ata që të tjerët e kanë bërë për qindra vjet, ne s’mund ta bëjmë në 3-4 stinë”.

Lidhur me ligjin për hapjen e dosjeve Vangjeli theksoi se nuk mund të ligje për emra të përveçëm. Vangjeli tha se duhet transparencë nga ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, por ata s’mund të pengohen të vazhdojnë karrierën.

Nëse do lexohej fiks siç e tha Rama, do ishim përballë një gabimi të madh. S’mund të bëhen ligje për emra të përveçëm, nga pikëpamja formale dhe morale. E gjithë kjo histori është kaq e vonuar në kohë, është njësoj sikur të marrësh 3-4 muaj pasi ke kaluar Covid-in kurën, që jo vetëm s’të shëron, por ndoshta është e dëmshme. 30 vjet janë shumë. Nëse ke bërë një vrasje pas 25 vjetësh shoqëria të konsideron të rehabilituar. Ka një institucion që quhet institucioni i rehabilitimit. Dikush që ka bërë faj dje, s’mund të jetë përjetësisht fajtor. Nuk mund të ketë pengesë për karrierën e dikujt, edhe nëse e ka këtë njollë. Po duhet transparencë. Të rrëfejë çfarë ka bërë dje dhe është tjetër gjykatës që e vendos këtë, populli. Nëse populli vendos të zgjedhë një maskara, përpara një shenjti, kështu qoftë! Është një qasje e gabuar, është të tentosh të zgjidhësh problemin e të sotmes, duke u bazuar në të shkuarën”.

/e.d

Next Post
Shtohet misteri i zhdukjes/ Kush po publikon fotot e Ervis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

"Mendje diabolike….!"/ Artan Hoxha tregon se kush dhe pse e “zhduku” nga qarkullimi videon e Ervis Martinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com