• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

by A R
26/02/2026 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Trialog”, ka folur për mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai theksoi se pritshmëritë janë të larta, por se vetëm kryeministri Edi Rama e di se çfarë do të ndodhë në këtë takim, duke e cilësuar atë si “mbretin e surprizës”

“Pritshmëritë janë shumë të larta dhe kurioziteti gjithashtu është i madh, por kam përshtypjen që nuk mund të japë një përgjigje shteruese asnjë nga lista e folësve që do të jenë nesër të pranishëm. Pra, asnjë ministër apo vetë Grupi Parlamentar nuk do të japë përgjigje të plota,” u shpreh Vangjeli.

Ai shtoi se socialistët do të presin me vëmendje qëndrimin e kryeministrit, të cilin e cilësoi si “mbretin e pakurorëzuar” të tyre.

“Në shtëpinë e ish-Mbretit, socialistët do të presin me sy e vesh mbretin e tyre të pakurorëzuar, Edi Ramën, i cili në këtë rast është edhe mbreti i surprizës. Ai do të thotë çfarë qëndrimi do të mbajnë, ndërsa pjesa tjetër, në rastin më të mirë, thjesht do të tundë kokën dhe do ta pranojë si fakt të kryer,” tha Vangjeli.

Duke folur për pritshmëritë e mbledhjes, analisti nënvizoi se ato variojnë nga mundësia e rikompozimit të qeverisë, tek qëndrimi ndaj figurave të larta të kabinetit, e deri tek skenari kur nuk ndodh asgjë.

“Ne mund të aludojmë mbi atë që do të ndodhë ditën e nesërme, por pritshmëritë janë të mëdha, që kalojnë nga nevoja për rikompozimin e qeverisë, tek qëndrimi i drejtpërdrejtë ndaj Zv. Kryeministres dhe deri tek pjesa kur nuk ndodh asgjë,” përfundoi Vangjeli.

Next Post
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In