• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Dialogu Rama-Basha ishte si një shtatzëni e padëshirueshme, nuk i ndalon njerëzit të bëjnë dashuri

by Java News
05/06/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjali është i mendimit se me anë të dialogut vendi mund të dalë nga kjo krizë politike.

Ai u shpreh në “Provokacija” se sistemi i marrë me forcën e dhunës quhet përdhunim. Madje ai ka sjellë edhe situata duke e ilustruar në mënyrë më të thjeshtë.

“Stinët ndërrohen dhe këtu do të ndërroheshin politikat e me radhë. E bërë me forcën e rrugës quhet përdhunim. Jam i bindur që mund të kishte pasur një rrotacion pushteti në 2021 nëse opozita do të sillej krejt ndryshe”.

Mustafa Nano: Janë të shumtë zërat, kolegët tanë intelektualët publikë dhe ditë për ditë dëgjoj ndonjë që me lehtësinë më të madhe bëjnë thirrje për përplasje.

Lorenc Vangjeli: Muçi demokracia është edhe procedurë. Do ta vazhdojmë edhe një herë bisedën në atë linjë që the për ta bërë me të thjeshtë për publikun, siç mendove ti se unë nuk mendoj kështu: politikë dhe eros. Çfarë do të thotë se demokracia është edhe procedurë?

Pra është votë dhe mandat i marrë nga vota. Ja shikoni të njëjtën situatë të treguar në mënyra të ndryshme. Një çift, pin kafe qëndrojnë gjatë atje flasin pëlqehen dhe me konsensus ngjiten lart në hotel. Kjo quhet dashuri dhe është subjekt i poetëve.

Nëse i njëjti çift takohen ai e rrëmben për flokësh e çon në hotel dhe zbert poshtë me shpresë që do të pijë kafe, ky quhet dhunim dhe është subjekt i Kodit Penal. Lehtësia  e këtyre njerëzve që flasin nuk po përmend asnjë emër por po flas për fenomenin…

Bëjnë pak dashuri këtë njerëz, shqiptarët bëjnë … por bëjnë pak dashuri këta njerëz që të kuptojnë që kjo botë është ndryshe. Nëse dëgjoje dje Parlamentin, nëse dëgjoje fjalimet e tyre …

Mustafa Nano: Këta njerëzit që bërtasin më duket sikur nuk bëjnë dashuri…

Lorenc Vangjeli: Jo jo e kundërta nuk bërtasin në shtrat, bërtasin në shesh. Të gjitha palët, më beso për këtë. Më vjen keq që biseda mori këtë drejtim por më provokove dhe po përpiqem të jem i thjeshtë. Por unë nuk i përdor këto terma.

Ai është shprehur se dialogu është arma e vetme për të dalë nga kjo histori. Sipas tij opozita duhet të futet në Kuvend dhe palët duhet të dialogojë. Por, Mustafa Nano argumentoi se Basha nuk mund të dialogojë pasi bëri të njëjtën gjë edhe në kohën e çadrës.

Nga ana tjetër Vangjeli komentoi se ai dialog ishte si një shtatzëni e padëshirueshme, ku sipas tij nuk i ndalon njerëzit të bëjnë dashuri, pra të dialogojnë.

Lorenc Vangjeli: Në vend të Kryeministrit cilido që të ishte sot do t’i jepja një shans paqes nëpërmjet dialogut. Lufta i gjen vetë shanset e veta, betejat. Ne jetojmë ende në atë kohën komuniste me armiq, me beteja që duhet fituar e me radhë, ndaj thashë lufta e gjen vetë shansin e vet. Nga dialogu askush nuk del i humbur. Dialogu është arma e vetme në këtë histori.

Nuk ka shumë për të zgjedhur ose dialog ose dhunë. O dialog që të gjejë një zgjidhej, një kompromis përkundër mendësisë sonë që e konsideron të dobët atë që bën dialog. Jo ai që bën dialog është i fortë. Dhe nga ana tjetër është dhuna që në këtë moment është bileta e vetme e opozitës për t’u rikualifikaur edhe një herë si partner. E para gjë që duhet bërë është që politika duhet të dalë nga rruga dhe të hyjë në zyra.

Nëse do bënim një krahasim me një ndeshje spektatorët janë në fushë po luajnë dhe lojtarët e vërtetë janë në tribunë. Dëgjova edhe kryetarin e opozitës në mbyllje të mitingut që tha tani do e këtë fjalën sovrani.

Janë fjalë identike që i ka thënë edhe zoti Rama 8 vite më parë. Por pa arritur të japë leksion nga kundërshtarët e tyre Në kuptim që Rama nuk arriti të fitojë gjatë viteve 2009 -2011. Ai fitoi nga 2011 -2013 kur hyri në institucion.

Mustafa Nano: Kur u bë çadra Basha bëri pikërisht këtë që po i kërkon ti sot që të ulet në dialog dhe u ul në dialog. Për herë të dytë dialogun ai nuk e bën sepse e marrin me shqelma…

Lorenc Vangjeli: Unë e gjykoj ndryshe për ta çuar në ekstrem dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh. Një shtatzëni e padëshirueshme nuk është se i ndalon njerëzit të vazhdojnë të bëjnë dashuri. Duhet të jenë më të kujdesshëm nëse nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë, është normale.

Unë kam përshtypjen se vendim ekstrem, absurd, budalla , i papjekur, i marrë që polli këtë shejtan që kemi sot në rrugë është tjetër kund. Sot i vetmi institucion në PD është zoti Lulzim Basha. Deri para djegies së mandateve ishin edhe deputetët. Sot raportet e forcës brenda PD-së kanë ndryshuar radikalisht.

g.kosovari

Next Post
Bërnabiç s’tërhiqet nga deklaratat e saj për kosovarët: Është e pamundur të flasësh me ta

Bërnabiç s’tërhiqet nga deklaratat e saj për kosovarët: Është e pamundur të flasësh me ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In