• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjel Tavo në garë për Himarën, Nesturi: I shërben qytetarëve dhe zgjidh problematikat e zonës

by A M
08/07/2024 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Plator Nesturi u shpreh në një intervistë për RTSH-24, se kandidatura e Vangjel Tavos për Bashkinë e Himarës e kthen këtë qytet në rrugën e legalitetit pas një kohe të mbajtur peng.

“Kandidimi I Vangjel Tavos është një mundësia për të futur dhe Himarën në rrugën e legalitetit. Përderisa nuk kishim një fitues, përderisa nuk kishim realisht një garë të mbyllur duhet me patjetër që të bëhet ky raund zgjedhor vetëm për kryetarin dhe jo për këshilltarët”.

Në këtë kuadër tha Nesturi, Tavo ishte një emër që ishte përfolur dhe më parë si një kandidaturë e përcaktuar nga PS-ja dhe kështu ai do të hyjë në garë me gjithë mbështetjen e PS-së.

Sipas tij, figura e Vangjel Tavos është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine.

“Vangjel Tavo vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe po ashtu edhe përfaqësuese e atij komuniteti. 4 Gushti është shumë afër. PS shkon për të pasur një rezultat pozitiv në Bashkinë e Himarës”

Një tjetër garanci e dhënë nga PS-ja për z. Tavo, tha Nesturi, është dhe që në aspektin total me numrin e votave politike ishte shumë më lartë se sa votat e z. Beleri .

“PS-ja kishte shumicën e votave të këshilltarëve krahasuar me koalicionin e opozitës. Ajo që u konstatua në zgjedhjet vendore në Himarë ishte një ngërç midis përfaqësimit politik dhe përfaqësimit të kandidaturës për kryetar.

Është për të vlerësuar seriozitetin e treguar nga z. Rama u shpreh ai, sepse dhe kandidatura e paraqitur është me përvojë dhe eksperiencë të madhe politike.

“Nga takimet e zhvilluara në Himarë kohët e fundi, z. Tavo ka treguar seriozitet dhe për tu përballur me problemin dhe jo thjesht i të qenit kryetar i një bashkie. “

Duke analizuar problematika e kësaj zone që lidhen kryesisht me pronësinë dhe turizmin, Nesturi u shpreh se ka problem të mbartura në Himarë dhe padyshim pret një lëvizje të re dhe me këndvështrim më të gjerë që në fund të fundit z. Goro dhe z. Beleri kishin mangësitë e tyre si imazh përfaqësimi të Himarës.

Sepse tha ai, z. Beleri po të merrte detyrën, do të ishte një kryetar bllokues për çdo investim që do bëhej në Himarë dhe do bënte opozitarin ndaj qeverisë.

Ndërsa z. Goro, vazhdoi ai, në shumë aspekte nuk i shërbeu ashtu sikurse duhet atyre që i jepnin votat sesa atyre që po ndërtonin në Himarë.

Këtë gjë tha ai e tregoi dhe rezultatë i zgjedhjeve për z. Goro që kishin pakënaqësi dhe nuk kishte besueshmëri.

“Ndaj në këtë garë për t’i shërbyer qytetarëve dhe zgjidhur problematikat, z. Tavo është me një mendësi tjetër, jo në një garë elektorale por në garë për të zgjidhur problematikat e krijuara në Himarë. Në këtë aspekt unë e shoh të angazhuar z.Tavo në garën e 4 gushtit në Himarë”.

Gjithashtu në komentin e tij z. Nesturi tha këto zgjedhjet do të tregojnë që a do të ketë një garë politike ndërmjet kandidaturës që do nxjerri opozita e bashkuar përballë z. Tavo apo thjesht do jetë një kandidat nga shoqata OMONIA.

“Kjo kandidaturë do të jetë e gjithë opozitës apo do të jetë e shoqatës OMONIA dhe e PPBDNJ-së. Opozita është krejt e paqartë dhe nuk kemi një emër të përbashkët”

Sipas tij, ekziston mundësie që në zgjedhjet e Himarës të ketë më shumë se sa një kandidat nga opozita.

“Shoqata OMONIA e ka ndarë mendjen për të pasur një kandidat të sajin , por nuk përjashtohet mundësia që PD-ja të ketë një kandidat tjetër sepse mbështetja që ka dhënë për kandidatura e z. Fredi Beleri.”

Next Post
Protesta e 11 Korrikut/Harxhi: Marrim përsipër çdo lloj skenari

Protesta e 11 Korrikut/Harxhi: Marrim përsipër çdo lloj skenari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

January 12, 2026
“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

January 12, 2026
Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

January 12, 2026
FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

January 12, 2026
Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In