Ish-aleati i socialistëve, Vangjel Dule sot në opozitë krah Lulzim Bashës, parashikon të ardhmen. Sipas parashikimit që ai bën, në katër vitet e ardhshme pritet dështimi i qeverisë Rama 2.
Përtej emrave të ministrave, Dule e sheh problemin në gjenezë, tek vetë Edi Rama.
Në një status në Twitter, ai parashikon: “Kabineti i ri-cikli 2 i të njëjtit rreth vicioz.Përtej ideve dhe personave, Rama vetë-garancia e plotë e një dështimi perfekt që në gjenezë!”