Akte vandalizmi të pashpjegueshëm në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Rreth 30 ndenjëse në tribunën H2 janë shkatërruar gjatë natës, të goditura me gurë.
Punonjësit e stadiumit bëjnë të ditur se dyshojnë për një grup fëmijësh si autorë të vandalizmit. Sipas tyre, autorët kanë hyrë gjatë natës në stadium dhe kanë goditur me gurë sediljet e vendosura vetëm pak muaj më parë, duke i thyer ato, kryesisht ndenjëset.
Në stadium ishin të pranishëm edhe efektivë të policisë, për hetimet e rastit.
FOTO JAVANEWS/D.Ikonomi