Trajneri i Barcelonas, Ernesto Valverde, ka dalë për mediat duke folur në lidhje me fitoren ndaj Villareal, duke e quajtur ndeshje të vështirë por fitore të merituar dhe i kënaqur nga lojtarët e tij.
Ai ka prekur edhe situatën e lidhur me zëvendësimin e Lionel Messit, që e nisi titullar për të parën herë këtë kampionat.
“Leo ndjeu shqetësim dhe nuk donim të vazhdonim për ta rrezikuar. Të shpresojmë që mos të jetë diçka serioze. Do të presim analizat. Nuk mund të vazhdonte dhe akorduam këtë zëvendësim”.