• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Valët greke në celularët në Jug të vendit, AKEP nis monitorimet

by A R
04/09/2018 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ju ka ndodhur të jeni në bregdetin e Jugut dhe celulari të mos ketë valë, apo të hyjë shërbimi roaming i operatorëve celularë të shtetit fqinj Greqi? Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i abonentëve, duke detyruar Autoritetin  e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të monitorojë situatën.

Në një njoftim për shtyp, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP, bën të ditur se bazuar në ligjin Nr.9918, datë 19.05.2008 për “Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, ka ndjekur gjatë këtij sezoni veror shërbimin  e telefonisë celulare të lëvizëshme nga operatorët mobilë që operojnë në Shqipëri në disa zonat turistike më të frekuentuara në vend.

Duke u nisur nga misioni i tij si një rregullator i pavarur dhe pararendës për tregjet e telekomunikacioneve dhe postare mbi mundësitë e zgjidhjes, çmimit dhe cilësisë më të mirë si dhe detyrimin për kontrollin dhe monitorimin e shërbimeve të ofruara nga operatorët mobile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, AKEP ka kryer një numër të konsiderueshëm matjesh për kontrollin dhe monitorimin e cilësisë së shërbimit të operatorëve mobile  në Seman, Vlorë, Zvërnec, Radhim, Orikum, Palas, Dhërmi, Jal, Livadh, Himarë, Llaman, Qeparo, Borsh, Bunec, Lukovë; Sarandë, Pasqyrat, Pulëbardha, Ksamil, apo Pogradec etj. ku edhe numri i pajtimtare nëpër  plazhe apo zona të tjera është edhe më i madh.

Shqetësimi kryesor i pajtimtarëve ka qenë fakti se në disa plazhe ka mungesë të herë pas herëshme të valëve të telefonisë celulare të operatorëve shqiptarë dhe futjen automatikisht të valëve të operatorëve grekë dhe kanë kërkuar mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi.

Nisur nga ky shqetësim AKEP kërkon të bëjë me dije se sipas monitorimeve të kryera, ofrimi i shërbimit nga operatorët mobilë në plazhet e sipërcituara bazuar në matje ishte brenda kushteve të Autorizimit dhe Rregullores mbi Cilësinë e Shërbimit me përjashtim të një pjese të izoluar për shkak të relievit në veri të plazhit të Palasës dhe në jug të plazhit të Dhërmiut. Për këto zona përdoruesit e telefonisë mobile këshillohen të përdorin teknologjinë Wi-Fi, të cilën operatorët shqiptarë e ofrojnë falas.

Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve nga operatorët mobile shqiptar për ofrimin e shërbimeve,  AKEP nëpërmjet Drejtorisë së Kontrollit të Monitorimit dhe Inspektimit u kërkon operatorëve ofrimin e shërbimit për këto zona dhe në rastet kur ka mospërmbushje të tyre, kjo konsiderohet shkelje administrative për të cilat ne marrim masat përkatëse me rigorozitet sipas legjislacionit në fuqi.

Grupi i monitorimit të AKEP ka vërejtur se një tjetër arsye e ndërprerjes së shërbimit të telefonisë celulare në disa zona të caktuara është edhe mungesa e antenave  nga operatorët shqiptare, kur nga ana tjetër antenat e operatorëve greke janë të pozicionuar edhe përballë këtyre zonave, e cila bën të mundur mbulimin e të gjithë vijës tonë bregdetare jugore, si rrjedhojë ndodh kalimi automatikisht në roaming.

Për shkak të natyrës elektromagnetike të valës, nuk mund të pengohet futja e valëve të operatorëve greke në territorin tonë. AKEP është duke bashkërenduar punën për të krijuar një marrëveshje me rregullatorin e Greqisë për të ulur fuqinë e transmetimit sa të jetë e mundur, por gjithmonë duke mos cenuar cilësinë e shërbimit.

Duke vlerësuar shqetësimet e ngritura nga pajtimtarët e shumtë në zonat turistike të vendit gjatë këtij sezoni, ky monitorim është pasqyruar edhe në mediat lokale. Për t’u lehtësuar pushuesve qëndrimin e tyre në Shqipëri, AKEP sugjeron që përdoruesit të zgjedhin manualisht në sistemin e aparateve të tyre celularë operatorin me të cilin janë pajtimtarë.

Next Post
“Më mbeten vetëm pak ditë jetë”, gazetarja e njohur përlot me mesazhin e saj

"Më mbeten vetëm pak ditë jetë", gazetarja e njohur përlot me mesazhin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In