Piloti i ekipit “Yamaha” Valentino Rossi fitoi garën e sotme për Çmimin e Madh të Holandës, ndërsa Andrea Dovizioso me Ducati mori kryesimin e tabelës në kampionatin Moto GP.
Kjo ishte fitorja e parë e legjendës italiane, pas një viti dhe e 115-ta e karrierës së tij dhe erdhi para patriotit të vet Danilo Petruçi, që piloton me Ducati. Vendi i tretë shkoi për kampionin Marc Marquez të Honda.
Rosi e ka mbyllur garën e sotme në 41 minuta dhe 41.149 sekonda, rezultat i cili ishte 0.063 sekonda më i shpejtë se koha e pilotit të dyti Petruçi.
Në renditjen e përgjithshme Dovizioso është i pari me 115 pikë, vendi i dytë është për Viñales me 111, ndërsa Rossi është në vendin e tretë me 108 pikë dhe Markez i katërti me 104 pikë. Gara e ardhshme në kampionat do jetë javën e ardhshme në Dresden të Gjermanisë. (b.an)