Valentino Rossi ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë gjatë stërvitjes.
Valentino Rossi, piloti italian i Yamahas në MotoGP, ka thyer këmbën duke i dhënë lamtumirën Botërorit, ku renditej në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm, 26 pikë më pak sesa kryesuesi Andrea Dovizioso.
Rossi ka thyer këmbën e djathtë, atë që e dëmtoi edhe në vitin 2010 në Muxhelo.
Pas aksidentit, Rossi është transportuar me urgjencë në spitalin e Riminit, përgatiti ”Express”. (b.an)