Një tjetër personazh i njohur i jetës publike iu bashkua Lëvizjes Kombëtare për Lexim, nismë e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës.
Valbona Selimllari shfaqet bashkë me vajzën e saj duke lexuar librin ‘Një shëtitje në trupin e njeriut’.
“Faleminderit Valbonë që beson fort se çdo çast leximi me fëmijët është më shumë se sa një faqe libri, është një themel i fortë që i japim jetës së tyre! T’u lexojmë sot që të lexojnë vetë nesër”, thotë ministrja Mirela Kumbaro teksa publikon edhe videon e Selimllarit.
Lëvizja Kombëtare për Lexim ka në fokus fëmijët nga mosha 0-14 vjeç dhe edukimin e leximit që në fëmijëri.
/a.rada










