I nxehti afrikan që ka përfshirë Shqipërinë që prej mesit të javës, ka shtuar rastet e urgjencave mjekësore.
1524 telefonata për ndihmë janë marrë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës duke filluar nga 25 qershori.
Mjeket apelojnë për shumë kujdes në ditët e temperaturave ekstreme.
Në gatishmëri për të përballuar urgjencat në kryeqytet janë vendosur në dispozicion 7 autoambulanca të pajisura me ekipe mjekësore.
a.ç










