Kontroll i gjerë nga policia për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu kundërvënë një fenomeni spekulativ: janë raportuar rritje të pajustifikuara të nevojave elementare lidhur me urgjencën.
Vala e përmbytjeve që ka goditur rëndë rajonin e Emilia-Romagna në Itali, ka bërë që banorët të përballen jo vetëm me koston e lartë të dëmeve të shkaktuara, por edhe me plaçkitjet, kryesisht ndaj të moshuarve.
Sendet më se të nevojshme si çizmet, lopatat, dorezat, xhaketat dhe kostumet e papërshkueshme nga uji kanë pësuar një rritje të pajustifikuar të çmimeve, të cilat në komunën e Forlit shkaktuan një aksion të gjerë monitorimi nga policia.