• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vala e dytë e të “flakurve”, fundos Partinë Demokratike

by Ardit Rada
23/12/2020 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ata që deri dje ishin “ajka” e partisë, sot janë flakur nga ajo. Ata që deri dje ishin “figura të nderuara të partisë dhe qëndrestarët e saj”, sot gjenden të denigruar dhe të përjashtuar nga ajo parti. Ata që deri dje ishin “në ballë të akuza, denoncimeve, protestave dhe analizave”, dhe që mbronin me pathos Lulzimin, sot janë përjashtuar sikur të mos ishin. Kjo është vala e dytë e përjashtimit banal të atyre që Basha nuhaste se “do të rrebeloheshin pas humbjes së 25 Prillit”, ndaj nxitoi dhe i hoqi nga lista, por edhe nga memorja e PD.

Por një gjë nuk ka menduar, dhe ndoshta dhe nuk ka besuar Lulzim Basha. Ata që sot po i flak nga partia dhe hoqi nga listat e “bazës”, nesër do ti japin atij fundin e pashmangshëm. Edhe pse kam rezervat e mia, për ata që Lulzim Basha largoi në mënyrën më të keqe nga partia, (një metodë e trashëguar nga koha e Berishës) sërish mendoj se kjo mënyrë leniniste e drejtimit do ti servirë atij pas 25 Prillit surpriza të hidhura.

Edhe thirrja e fundit e Sali Berishës për “tu ngritur me pushkë në rast se humbim zgjedhjet me Edi Ramën”, natyrisht është në vazhdën e mbulimit me propogandë të asaj që ka katranosur “biri” i tij shpirtëror me listat për herën e dytë, duke paranjoftuar situata dramatike jo për Shqipërinë, por për atë parti. Vala e dytë e të larguarve, pa asnjë shkak, pa asnjë motiv, pa asnjë njoftim, dhe në mënyrën më të pabesë nga një kryetar partie që e ka kthyer në normalitet shkeljen e statutit të Partisë Demokratike, mbetet një akuzë publike që kërkon shpjegim nga zoti Basha.

Të larguarit, e akuzojnë Lulzimin për shkelje të rregullave të votimit të listave nga degët e asaj partie, për proçes fiktiv të seleksionimit nga një “Komision” fantazëm, akuzojnë dy emrat simbol të asaj partie që kanë krijuar përmes manipulimit dhe makinacioneve, një situatë flagrante korruptive. Lulzim Basha edhe kësaj here, procesin e listimit të emrave për kandidatët për deputetë, e ktheu në tender të hapur, “kush paguan, miratohet, kush nuk paguan largohet”. Degët e Partisë Demokratike në rrethe, sot pothuajse janë inekzistente, dhe zyrat e tyre pothuajse nuk hapen prej 2013, ndaj dhe ditët e fundit janë rritur ndjeshëm pakënaqësitë e fanatikëve të mbetur, që besonin se “kësaj here Basha nuk do ti zhgënjente”.

Procesi i “votimit dhe seleksionimit” të emrave në listat e shkruara në zyrat e Lulzimit, ishin dhe mbeten “karremi” për të mbledhur në arkën e partisë para për fushatën, dhe jo kontributorë dhe intelektualë të shkolluar. Sërish në tapet, kanë dalë ata që “papritur” u zhgënjyen nga Lulzimi, dhe që pritet të nisin hakmarrjen ndaj tij, dhe “listat me fitues” që kryetari humbës po bëhet gati ti afishojë në oborrin e SHQUP-it. Por kësaj here gjithçka do të jetë ndryshe për Lulzimin, pasi bëhet fjalë për emra me peshë në elitën intelektuale (dhe jo emra të rastësishëm) që kanë pësuar zhgënjim therës, nga një kryetar partie që kurrë nuk ka dashur ti ketë ata pranë, edhe në rrugëtimin e tij drejt fundit të karrierës politike.

Next Post
Studimi i ri, ja cilat maska nuk ju mbrojnë shumë

Studimi i ri, ja cilat maska nuk ju mbrojnë shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In