• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vala e dekriminalizimit, dënohet zyrtari që fshehu 3 vepra penale dhe identitetin

by Java News
20/07/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka vulosur një vendim fajësie ndaj një zyrtari të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, i dërguar në gjyq për shkak të ligjit për dekriminalizimin. Sipas Gjykatës, ky punonjës i administratës shtetërore ka pasqyruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur një dënim të formës së prerë për tri vepra penale, si edhe ndryshimet në identitetin e tij, shkruan “Panorama”. Vendimi në fjalë është shpallur më 28 qershor 2017 dhe është i dyti në “radhën” e dënimeve të këtij lloji në gjykatën e kryeqytetit. I pandehuri me iniciale G.B. është shpallur fajtor nga gjykata për akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve” dhe është dënuar me 6 muaj burg.

Zyrtari i ministrisë ka përfituar uljen e 1/3-ës së këtij dënimi, për shkak se procesi gjyqësor ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. I pandehuri i ka shpëtuar burgut, për shkak se përfundimisht gjyqtari i çështjes, Besnik Hoxha, ka vendosur pezullimin e ekzekutimit me burg. Sipas Gjykatës, G.B. do të qëndrojë në Shërbim Prove për një periudhë 8- mujore, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

FALSIFIKIMI

Referuar arsyetimit të vendimit të Gjykatës, i pandehuri G.B. ka pasqyruar të dhëna jo të vërteta në dy nga kategoritë e pyetjeve të formularit të vetëdeklarimit, në një kohë që ishte i ndërgjegjshëm se po kryente një vepër penale. Sipas Gjykatës, e pavërteta e parë prej tij është rrëfyer në rubrikën ku deklaruesi duhet të paraqesë faktin nëse është dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. “I pandehuri G.B. ka bërë shënimin që nuk është i dënuar”, thuhej në vendim. Më pas ky formular është paraqitur në Departamentin e Administratës Publike. Sipas Gjykatës, nga verifikimet e kryera nga ana e Sektorit të Verifikimit të Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka rezultuar se i pandehuri nuk ka pasqyruar në formular faktin se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, “kanosjes” dhe “fyerjes për shkak të detyrës”.

Një tjetër e dhënë e rreme është konstatuar edhe në rubrikën e formularit të vetëdeklarimit, ku deklaruesi duhet të pasqyrojë nëse ka ndryshuar zyrtarisht apo jozyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit. “Në formularin e vetëdeklarimit ka paraqitur rrethana të rreme dhe me ekzistencën e ndryshimit të gjeneraliteteve”, arsyetonte Gjykata në vendim.

Pse nuk u burgos Gjykata e Tiranës arsyetonte pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të pandehurin G.B. me rrezikshmërinë e pakët shoqërore të tij dhe gjendjes familjare. “Gjykata çmon se riedukimi i tij mund të realizohet pa qenë e nevojshme që ai të izolohet nga shoqëria”, argumentonte Gjykata./PANORAMA

a.ç

 

Next Post
Konflikti me Macron, jep dorëheqjen shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Francë

Konflikti me Macron, jep dorëheqjen shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In