Këtë të martë ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën antiCovid kanë qenë disa të moshuar nga azili shtetëror i pleqve në qytetin veriperëndimor.
Prezent gjatë këtij procesi ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
“E kemi pas merak këtë punë, kështu që kushtet nëpër shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht dhe ajo që është e rëndësishme për ne është që ju të jeni mirë”, tha Rama.
Më herët, në ambientet e Pallatit të Sportit nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të Shkodrës. Po ashtu do të vaksinohen edhe mjekë e infermierë nga spitali i Lezhës.
Ministrja Manastirliu njoftoi se të enjten do të nisë vaksinimi edhe në Vlorë. Ajo shtoi se ditët në vijim do të intensifikohet numri i të vaksinuarve.
/a.r