Këtë të enjte procesi ka vijuar me vaksinimin e mjekëve të urgjencave kryesore në Tiranë. Asnjë mjek nuk e ka refuzuar vaksinën, por ka patur raste kur vetë ata nuk janë lejuar ta bëjnë për disa arsye.
Procesi i vaksinimit për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19 do të vijojë.
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se po vijojnë sipas planifikimeve duke mbajtur në konsideratë dozën e dytë për personat që kanë marrë tashmë të parën.
/a.r