• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksinat kineze, Brataj jep lajmin e mirë: Janë efektive ndaj variantit brazilian të COVID-19

by
08/04/2021 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reasguar së fundmi në lidhje me efektivitetin e vaksinës kineze CoronaVac.

Brataj përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook ku i është referuar një studimi të bërë në brazil, thekson se CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të koronavirusit.

Ndër të tjera ai thekson se efektiviteti i kësaj vaksine ndaj Covid 19 është 50% që me marrjen e dozës së parë.

Postimi i plotë:

Si çdo virus, baktere, parazit apo sëmundje edhe ti SarsCov 2, nuk na mund dot!

Lajme të mira mbi vaksinën CoronaVac!

Studimi i fundit në Brazil!

CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të Covid-19 P.1.

Studimi u krye me 67.7 mijë punonjës shëndetësorë në qytetin e Manaus

Postuar më 07/04/2021.

Nga Elaine Patricia Cruz – Agência Brasil – São Paulo

Vaksina CoronaVac, është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac. Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë.

Studimi u krye me 67,718 punonjës shëndetësorë në Manaus dhe u botua nga grupi Vebra Covid-19, i cili bashkon studiues nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, departamentet e shëndetit shtetëror të Amazonas të São Paulo dhe departamentet komunale të Shëndetësisë në Manaus dhe San Paolo, të mbështetura nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (OPS).

Kërkimet ende nuk e kanë vlerësuar efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë, e cila do të dali në javët e ardhshme. Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!

Këto rezultate janë shumë inkurajuese sepse CoronaVac mbetet efektive në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes simptomatike në një skenar me një prevalencë mbi 50% të variantit brazilian P.1, thekson studimi. Këto zbulime mbështesin përdorimin e vazhdueshëm të kësaj vaksine në Brazil dhe vende të tjera me të njëjtin variant qarkullues, thanë studiuesit.

Për drejtorin e Institutit Butantan, Dimas Covas, studimi në terren po tregon efikasitetin e vaksinës, si dhe efikasiteti i saj është përcaktuar nga provat klinike.

Nëse pas dozës së parë efektiviteti është 50%, pritet që pas dozës së dytë kjo përqindje të rritet ndjeshëm, tha Covas. Ai citoi një studim tjetër, të bërë në Kili, ku CoronaVac po soministrohet për popullatën. Deri tani është demostruar një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç.

CoronaVac është një vaksinë e përbërë nga viruse të inaktivuar, që do të thotë se përmban të gjitha pjesët e virusit. Kjo mund të gjenerojë një përgjigje imune më të plotë sesa vaksinat e tjera që përdorin vetëm një pjesë të proteinës Spike (proteina e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në qeliza). Vaksina aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë./ b.h

Next Post
Përjashtohen 23 federata nga KOKSH / Nuk kanë të drejtë vote në asamblenë e 17 Prillit

Përjashtohen 23 federata nga KOKSH / Nuk kanë të drejtë vote në asamblenë e 17 Prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In