• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vaksina e Rotavirusit falas për 30 mijë fëmijë në vit”, mesazhi i ministres Manastirliu

by Java News
07/10/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalendarit të vaksinimit në vendin tonë i është shtuar një tjetër vaksinë e re, vaksina e rotavirusit, e cila ofrohet falas për çdo fëmijë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë.

“Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi I rrezikshëm i rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit”, tha Manastirliu.

Në shumicën e vendeve ku është aplikuar vaksina ndaj rotavirus janë ulur në mënyrë dramatike shtrimet në spital dhe vizitat urgjente të fëmijëve. Vaksinimi me këtë vaksinë është falas si pjesë e programit kombëtar të vaksinimit dhe fillon në datën 1 Tetor 2019, për të gjithë fëmijët e lindur që nga data 1 Gusht 2019.

Duke theksuar se me futjen e kësaj vaksine Shqipëria i përafrohet skemës së vaksinimit të vendeve Europiane si Italia, Greqia, Austria etj, Manastirliu tha se i kursehet buxhetit të familjeve shqiptare rreth 3 milion dollarë në vit.

“Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind”, tha Manastirliu.

Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina është shpërndarë në çdo qendër shëndetësore sipas planeve të tyre të vaksinimit dhe është ritrajnuar i gjithë stafi mjekësor. Një sistem i cili monitoron sigurinë e vaksinës është vendosur në vend dhe do të vëzhgohet gjatë të gjithë kohës. Sëmundja e Rotavirusit është e zakonshme tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Rotavirusi mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Një fëmijë mund të marrë rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara. Me futjen e vaksinës së re, kalendari I vaksinimit ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët. /l.m

Next Post
Zguri i KQZ-së e pranon: Kosova na dha një leksion, kemi dështuar me administrimin e zgjedhjeve

Zguri i KQZ-së e pranon: Kosova na dha një leksion, kemi dështuar me administrimin e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In