Detina Zalli, pedagogia shqiptare në “Oxford”, ka folur lidhur me vaksinën e prodhuar nga universiteti ku punon në bashkëpunim me kompaninë “AstroZeneca”.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Zalli ka dhënë detaje lidhur me vaksinën dhe gabimin e bërë me dozat.
“Pse doza e vogël jep më shumë efikasitet? Kur doza e vogël jepet e përgatit trupin më mirë, më pas trupi është përgatitur dhe prodhon anti-trupa më shpejt. Pzifer duhet të qëndrojë në temperatura të ulëta, për shkak të teknologjisë që ata përdorin. Ndërsa vaksina e “Oxford” në bashkëpunim me kompaninë “AstroZeneca” mund të qënrojë në temperatura të frigoriferit. Është avantazh për ta shpërndarë në botë”, tha ajo.
g.kosovari