• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vaksina anti-covid do jetë jo njësoj për grupmosha të ndryshme

by Java News
28/11/2020 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqetësimet rreth efikasitetit të vaksinës së zhvilluar nga Universiteti i  Oksfordit / AstraZeneca tek të moshuarit mund të bëjnë që grup mosha të ndryshme të marrin vaksina të ndryshme.

Ekspertët britanikë thanë javën e kaluar se vaksina kishte një efikasitet prej 70% në përgjithësi. Për shumicën e pjesëmarrësve në provat klinike, efikasiteti ishte 62%, por për 3,000 pjesëmarrës që gabimisht u ishte dhënë gjysmë doze, efikasiteti ishte 90%. Asnjë pjesëmarrës, pavarësisht nga sasia e dozës së vaksinës nuk shfaqi simptoma të rënda ose u shtrua në spital.

Rregullatorët kishin thënë më parë se do të miratonin një vaksinë që parandalon Covid ose zvogëlon ashpërsinë e sëmundjes në të paktën 50%.

Rezultatet e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca shkaktuan shumë entuziazëm, pasi efikasiteti prej 90% rivalizonte ato të vaksinave nga Moderna dhe Pfizer / BioNTech.

Ndryshe nga rivalët e saj, vaksina e Oksfordit është e lirë për t’u prodhuar dhe nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ftohta. Ajo gjithashtu pritet të prodhojë 355 milion doza vaksine brenda pak javësh.

Sidoqoftë, grupi që mori dozën e ulët të vaksinës së Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca nuk përfshinte asnjë pjesëmarrës mbi moshën 55 vjeç, që do të thotë se është e paqartë nëse efikasiteti 90% vlen për të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuarit nga Covid-19.

Kjo ka bërë që AstraZeneca të njoftojë një provë të re klinike duke përdorur doza më të ulëta, megjithëse kjo nuk pritet të ndikojë në afatin kohor për miratimin dhe përhapjen e vaksinës dhe Europë.

Prof David Salisbury, ekspert i imunitetit në Universitetin e Oksfordit tha se provat e mëtejshme klinike ishin të rëndësishme.

“Nëse kjo vaksinë është vërtet 90% efikase dhe është një vaksinë më e lirë dhe kërkon një ruajtje më pak rigoroze sesa vaksinat e ARN-së [nga Moderna dhe Pfizer / BioNTech], atëherë ky do të ishte një rezultat i shkëlqyer,” tha ai.

“Por nëse ofron 62% mbrojte dhe vaksinat e tjera 90% atëherë unë mendoj se duhet të mendohemi me shumë kujdes, çfarë të bëjmë me 100 milion doza të një produkti që nuk të mbron plotësisht”.

Kjo mund të çojë në vendime të ashpra, tha ai. “Unë mendoj se Europa do t’i japë përparësi përdorimit të vaksinave të tjera duke përdorur vaksinat me efikasitet më të lartë tek njerëzit më të rrezikuar”, shtoi ai.

Prof Helen Fletcher, një profesoreshë e imunologjisë thotë që Europa të përdorë vaksina të ndryshme për grup mosha të ndryshme.

“Me shumë vaksina në dispozicion, mendoj se është e drejtë që politikbërësit të mendojnë se cilat vaksina mund të funksionojnë më mirë për popullata të caktuara”, tha ajo. “Kjo nuk është e pazakontë: ne u japim tre lloje të ndryshme të vaksinave të gripit fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve, pasi ne e dimë se platforma të ndryshme të vaksinave funksionojnë më mirë në grup mosha të ndryshme.”

Next Post
Urimi i veçantë nga Dubai/ Ndërtesa më e lartë në botë vishet kuq e zi

Urimi i veçantë nga Dubai/ Ndërtesa më e lartë në botë vishet kuq e zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In