PD dhe LSI së bashku me aleatët e tyre të vegjël shpallën djegien e mandateve 3 javë më parë.
Lulzim Basha në një fjalim të tij në 16 shkurt tha, se Edi Rama ishte rrëzuar nga kryeministër dhe me urgjencë thirri strukturat drejtuese të PD ku për 5 minuta vendosi djegien e mandateve.
Por, mesa duket Basha dhe Kryemadhi kishin harruar sesi i kishin mbushur listat e tyre, jo vetëm lart por edhe poshtë.
Listat sipërore me emra sharlatanësh dhe kush pagoi poshtë mbushe me çta mbushim.
Por koka bën koka pëson. Aktualisht pas shpalljes së vakancave të para nga Kuvendi, 10 kandidatë në listën pritëse kanë marrë mandatin e deputetit.
CNA.al mësoi nga burime zyrtare pranë KQZ se sipas ligjit ky institucion do vazhdojë të thërrasë me njoftime zyrtare kandidatët që janë në listat pasuese.
Nga ana tjetër në bëmë një tur telefonatash dhe verifikimesh në listat e PD dhe LSI. Sipas konfirmimeve të marra nga vetë kandidatët numri i atyre që do pranojnë mandatet shkon në 30 vetë.
Nga Vlora në Fier, Durrës, Elbasan etj.
Pra faza e dytë dhe e tretë e njoftimeve mund t’i çojë në gati 40 emrat e kandidatëve që do marrin mandatet e deputetëve dhe do përfaqësojnë PD dhe LSI në parlament.