• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vakanca në Kushtetuese, të hënën nis procedura

by A R
10/02/2018 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi kanë bërë që Gjykata Kushtetuese të ndodhet në një vështirësi të pazakonte duke pasur vetëm 6 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë normalisht.

Për këtë çështje, janë angazhuar tashmë dy institucione. Zyrtarisht Presidenti i Republikës ka shpallur dy vakanca. Një vakancë për një mandat të pjesshëm të lënë në mes nga Besnik Imeraj, i cili kishte konsumuar vetëm 4 vjet nga mandati i tij. Pasuesi i Imerajt do të qëndrojë në detyrë vetëm 5 vitet e ngelura të mandatit.

Presidenti ka shpallur edhe një vakancë të dytë, kjo për një mandat të plotë 9 vjeçar që do të zëvendësojë mandatin e përfunduar të Sokol Berberit. Burime brenda Kuvendit të Shqipërisë bëjnë me dije për Report TV se ditën e hënë, edhe ky institucion do të shpallë vakancën e fundit për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pasi të mblidhen kandidatët, dosjet e tyre do t’i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Është pikërisht KED ajo që vlerëson përmbushjen e kritereve nga kandidatët dhe i rendit ata nga më cilësori tek më i dobëti.

Nëse Kuvendi nuk do të arrijë që brenda 30 ditëve të zgjedhë anëtarin e gjykatës me 84 vota, atëherë i rendituri i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zgjidhet automatikisht. Sa u takon kritereve, Kushtetuta njeh detyrimin që kandidati të ketë arsim të lartë në juridik dhe 15 vjet eksperiencë punë, si: gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të drejtës apo nëpunës i nivelit të lartë të administratës, i pa përfshirë në parti politike apo poste politike 10 vitet e fundit.Ka interpretime të ndryshme nëse anëtari i gjykatës më të lartë në vend, duhet apo jo të ketë kaluar vettingun paraprakisht.

Në kushtet kur duhet tejkaluar ky ngërc në këtë institucion, burime pranë Partisë Socialiste thonë se do të mbështesin kandidatët edhe pa vetting, pasi, në momentin që do të zgjidhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kandidatët do t’i nënshtrohen automatikisht vettingut. /a.m.

Next Post
Akil Gjakova i Kosovës në finale të xhudos, Distria Krasniqi në garë për bronzin në Paris

Akil Gjakova i Kosovës në finale të xhudos, Distria Krasniqi në garë për bronzin në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In