• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajzat VIP shqiptare që u penduan për ndërhyrjet plastike

by Java News
27/07/2018 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithmonë është thënë se aparenca tërheq. Ndodh që shumë prej nesh të mos jenë të kënaqur me pamjen fizike dhe në një moment të kërkojnë të ndryshojnë një tipar. Aq më tepër kur je dhe një personazh i njohur, që duhet të kesh një pamje perfekte. Sot zgjidhja është shumë më e lehtë, mjafton një operacion plastik dhe mund të kesh tiparet që dëshiron. Megjithatë jo çdo gjë shkon sipas planit. Ndodh që një procedurë nuk ecën siç duhet dhe për këtë biem pre e pendimit. Të tilla raste nuk janë të pakta edhe në showbiz-in shqiptar. Kryesisht janë vajzat ato që thjesht për një fiksim apo për një pakënaqësi të momentit, i janë nënshtruar operacioneve plastike dhe më pas janë penduar.

Albërie Hadërgjona

jKëngëtarja e njohur në emisionin ‘Rudina’ ka shprehur hapur pendesën për operacionin që ka kryer në hundë. “Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur ta prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra. Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”, – ka thënë ajo.

Jolanda ka thënë se është penduar për ndërhyrjen që ka bërë në buzë disa vite më parë. “Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar”, – ka rrëfyer këngëtarja në emisionin ‘Rudina’.

Çiljeta është shprehur e penduar përoperacionin që ka bërë në hundë dhe e ka pranuar këtë gjë publikisht në rrjetin social ‘Instagram’. Në një video të disa viteve më parë një ndjekëse i ka komentuar: “Mirë e ke pasur hundën mi, ç`pate që e operove”. Ndërsa Çiljeta i ka kthyer: “Atë mendova dhe unë kur e pashë, edhe pse s`ka ndonjë ndryshim të madh. Po hajd mo, mendtë e kokës thuaj”.

Në emisionin ‘Top Show’, Dorina ka pohuar se është penduar në moment të fundit për një ndërhyrje që ka bërë në buzë dhe e ka quajtur si një gabim të rinisë. “Kam qenë 27 vjeçe po e lashë përgjysmë, sepse kisha frikë. Sapo filloi injektimi i kërkova të ndalonin dhe nuk vazhdova më. Por përsëri i kam dy shenja’, – ka thënë ajo. /revistawho.com/ma.me

Jolanda Dhamo

 

Çiljeta Xhilaga

 

Dorina Mema

 

Next Post
Ligj i ri për seksin në Suedi, duhet më parë “leje” me shkrim!

A e dini se përse meshkujt gënjejnë për numrin e të dashurave që kanë pasur?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In