Dy vajzat që u arrestuan shtatorin e kaluar në Honolulu për shfaqje intimiteti në publik do të dëmshpërblehen me 80 mijë dollarë.
Courtney Wilson dhe Taylor Guerrero, një çift vajzash nga Los Angeles, në 2015 po kalonin pushimet në Hawaii dhe teksa po bënin pazar në një supermarket u puthën, duke u kapur për dore.
Përpara tyre ishte polici Bobby Harrison, të cilit nuk i ka pëlqyer veprimi. Mes të treve ka shpërthyer zënka dhe agjenti i ka arrestuar të dyja vajzat për agresion ndaj forcave të rendit.
Vajzat kaluan tri netë në qeli, por akuzat ndaj tyre janë rrëzuar dhe tani pas një hetimi, është pranuar që arrestimi ka qenë i paligjshëm. Honolulu ka pranuar të paguajë shifrën dhe, edhe pse vajzat nuk janë më bashkë, duket se janë të lumtura për shifrën që do duhet të ndajnë mes tyre.
D.I.