Përfaqësuesja e Kosovës për femra në futboll e drejtuar nga Afërditë Fazlija, zhvilloi sfidën e parë në historinë e saj dhe për “kundërshtare” ishin vajzat e Kombëtares shqiptare të drejtuara nga Altin Rraklli. Takimi u zhvillua në Durrës dhe përfundoi në barazim 2 me 2.
Pjesa e parë kaloi në të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, që kishte në përbërje lojtare nga kampionati shqiptar, transmeton KosovaPress. Goli i Megi Doçit bëri që ekipet të shkonin me rezultatin 1:0 në pushim. Në pjesën e dytë vashat e Përfaqësueses së Kosovës shënuan dy herë përmes Bajramajt dhe Kaçiut, por Bajraktari i Shqipërisë nuk la që kjo ndeshje të mbyllej me humbje dhe barazoi. Loja ishte mjaft e mirë dhe cilësore.