Kjo vajzë seksi nga Rio de Janiero, e cila pastron rrugët, është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, pasi fotot e saj me uniformën e punës filluan të postoheshin online.
Rita Mattos u bë e fashme brenda një nate, që nga momenti që fotografitë e saj me veshjen portokalli filluan të shpërndaheshin në të gjithë vendin, nëpërmjet Whatsapp.
23 – vjeçarja është cilësuar si “fshesaxhija seksi”, ku mes fotove gjatë punës, që ajo ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, gjenden edhe disa poza me bikini.
Mattos ka shprehur menjëherë revoltën e saj ndaj këtyre komenteve, duke i cilësuar si diskriminim.
Në një intervistë për një gazetë braziliane, ajo u shpreh se ndihet shumë krenare për punën që bën. Unë punoj shumë e lodhem, por gjithashtu marr edhe kënaqësi nga kjo punë, është shprehur Mattos.
“Njerëzit thonë se unë mund të gjej një punë më të mirë me bukurinë që kam, sesa të pastroj rrugët. Por, nuk e kuptoj përse dikush që pastron, duhet të jetë i shëmtuar? Këto janë paragjykime”, ka përfunduar 23 – vjeçarja intervistën e saj./tvklan.al











