• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Vajza eskortë’ nga Amerika Latine në Shqipëri, gazetarja: Prenotohen online e vijnë këtu, rrjet i mirëorganizuar

by Java News
27/03/2024 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1232 ‘vajza eskorta’ vijnë nga Amerika Latine në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. Ato përdorin faqe online dhe qëndrojnë në Shqipëri për disa kohë dhe pas tyre duket se qëndrojnë tutorë shqiptarë.

Ky fenomen i ri që kryesisht zhvillohet në shtëpia që jepen me qera në Tiranë më së shumti apo Durrës, u nxor në pah nga rasti i Durrësit ku një vajzë nga Kolumbia ra mbi tendën e lokalit pas një sherri me tutorin nga Shijaku.

Gazetarja Keti Banushi u shpreh në ‘Studio Live’ në Report Tv se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar.

‘Kemi pasur raste sporadike edhe më herët. Një shtetase kolumbiane para pak muajsh protestoi para ministrisë lakuriq. Kërkonte pasaportën që ia kishin bllokuar. Ishte proceduar për ushtrim prostitucioni. E vetmja masë që merret është bllokimi i pasaportës. Edhe në rastin konkret. Janë të moshave të ndryshme nga 20 deri në 60 vjeç. Vijnë në Shqipëri për periudha disa javore. Nga 150 deri në 1000 euro. Kanë faqe online.

Zonat më të përhapura janë Tirana dhe Durrësi. Në sezonin e verës ka dhe zona bregdetare. Kryesisht nga Amerika Latine, por edhe nga Spanja. Mesa duket, kur janë ndaluar pretendojnë se nuk i shfrytëzon kush. Në rastin e Durrësit, personi nga Shijaku u procedua pë dhunën, nga informaiconet dyshohet se ka qenë pjesë e skemës. Tutorët mendohet të jenë shqiptarë. Fakti që vijnë nga vende në një vend të panjohur. Gjejnë shtëpi me qera dhe gjejnë dhe klientë, bëhet fjalë për një krim të organizuar. Rasti i Durrësit nxjerr në pah një fenomen shumë shqetësues. Edhe qytetarët kanë denoncuar disa raste të tilla.’, tha gazetarja.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa shton se ka edhe vajza në Shqipëri që ushtrojnë prostitucion nga Ukraina, Moldavia apo Serbia, të cilat vijnë ‘eskortë’, për disa javë në banesa me qera në Shqipëri.

‘Prostitucioni po rritet masivisht pas qendrave të masazhit. Janë denoncuar përmes emisioneve investigative. Është problem edhe për ata që japin shtëpia me qera. Ky lloj masiviteti ka sjellë një model të ri eskortë, jo vetëm nga Amerika Latine por edhe nga Ukraina, Moldavia dhe Serbia. Bashkëpunojnë me tutorë shqiptarë. Bashkëudhëtare me drogën, në shumicën e rasteve janë përdorues. Edhe shërbimet e taksive janë ndihmësit e tyre.

Është një shqetësim në rritje. Ka ngritur një pyetje a duhet legalizuar ky fenomen. Shqetësim pë prostitucionin dhe për përdorimin e banesave, mosdeklarimi i administratorëve të pallateve , bëhet një problem shqetësues, prodhon edhe më shumë krim. Përdorin disa aplikacione, edhe faqe të tyre online. Fillon nga 200 euro deri në 200 euro ora. Bën një regjistrim në këto faqe, kushton 30 euro. Nuk e ke kontaktin direkt me femrat, por përmes një agjencie. Numrat janë spanjollë, por edhe anglez, bëhet porosia caktohet vendi dhe mënyra e pagesës.’ , tha Softa.

Gazetarja Keti Banushi nga ana tjetër tha se ka mungesë informacioni nga ana e policisë për këtë fenomen.

‘Vijnë si turiste dhe qëndrojnë dy javë 3 javë ose më shumë, prenotohen online dhe vijnë këtu. Duket një rrjet i mirëorganizuar. Policia më shumë fokusohet tek qendrat e masazheve, ku ka shumë vajza shqiptare kryesisht që arrestohen shoqërohen por pas një periudhe kohe këto vajza arrestohen për të dytën herë, por vajzat eskortë është më i rrallë. Po të futesh tek faqet e tyre i gjen fare thjeshtë. Ofrojnë shërbime, kanë numra shqiptarë. Por nuk kemi ndonjë operacion të dukshëm të policisë në lidhje me këtë fenomen. Mungon informacioni ose policia nuk i është futur kësaj pjese. Në lidhje me kët fenomen, vëmendja e policisë nuk është kaq e madhe.’, shtoi Keti Banushi.

Softa e sheh këtë fenomen të eskortës të lidhur me lëndët narkotike, pasi ato vajza thotë ai janë përdoruese të substancave narkotike.

‘Janë fenomene jo vetëm të reja, ky lloj shërbimi është futur me shtimin e turizmit. Densiteti brenda territorit e bën më të mundur prezencën e tyre. Janë vajza që realizojnë eskorta deri në një javë. Ka individualitet si organizohet por kryesisht janë me ndërmjetësim, përmes grupeve shqiptarë që i gjejnë dhe i sjellin. Janë aktivitete të pashkëputura nga lëndët narkotike. Është bërë fluide ky lloj prostitucioni. Nëse do ketë hetim, duke kërkuar informacion për lidhjet në territorin shqiptar.’, përfundon eksperti./m.j

Next Post
“Unë i gatshëm isha për të gjitha gocat, por…”/ Ish-futbollisti zbulon arsyen se pse nuk krijoi lidhje brenda BBV

“Unë i gatshëm isha për të gjitha gocat, por…”/ Ish-futbollisti zbulon arsyen se pse nuk krijoi lidhje brenda BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In