Një vajzë e re në Has i ka thënë stop dhunës që ushtronte mbi të bashkëshorti dhe ka bërë kallëzim në Polici, duke rrëfyer të gjithë vuajtjen që kalonte.
Kështu, policia i ka vënë prangat bashkëshortit të saj, 34-vjeçar.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, tha Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.
g.kosovari