• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza e deputetes: Ditëlindjen e festova te çadra, jam rritur me ndjenja për Berishën

by A R
28/03/2017 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të jesh fëmijë deputeti apo ministri do të thotë që edhe shkollimi e profesioni që zgjedh të jetë jurist, ekonomist apo mjek.

Të jesh fëmijë deputeti apo ministri do të thotë që edhe shkollimi e profesioni që zgjedh të jetë jurist, ekonomist apo mjek.  Nuk ndodh shpesh që fëmijët e deputetëve t`i shohim të zgjedhin një profesion ndryshe. Vajza e deputetes së PD-së Albina Dedës, Alda ka zgjedhur të ndjekë pasionin e saj, modelingun. E për këtë prindërit nuk e kanë ndaluar aspak. Për herë të parë Alda, tregon për pasionin e  saj dhe bashkëjetesen me një politikane. Në një rrëfim për Politiko.al Alda zbulon shumë nga jeta e saj.

Ada, ti ke zgjedhur fushën e modelingut, që ndryshon komplet nga profesioni i mamasë tuaj? Pse kjo zgjedhje?

Modelingu është ëndrra në sirtar e çdo vajze në moshën time. Është vetë jeta ajo që të mundëson e të pamundëson përjetësimin e ëndrrës dhe dua të theksoj se i rëndësishëm është edhe fati.  Sa për atë që përse nuk vazhdova rrugën e mamit mund të them se megjithëse një rrugë e vështirë, nuk jam larg politikës. Prindërit e mi janë ish-studentë të Dhjetorit dhe janë të lidhur ngushtësisht me politiken.  Sidomos mami, jo vetem si deputete por gjithmonë si aktiviste ka pasur përfshirje sistematike në politikë. Shpesh herë, politika dhe më mërzit sidomos kur mërzitet mami im. Jemi një vend me politikë e dhunë maskiliste plot paragjykime dhe respekt të munguar për femren.

Si ka reaguar familja pas vendimit për t`u bërë modele?

Mund të them me krenari se jam me fat si vajza e dy prindërve mjekë, të kultivuar e mirëkuptues në zgjedhjet e mia. Prindërit e mi në rininë e tyre u ngritën si dhe vazhdojnë të luftojnë për lirinë e të tjerëve dhe do ishte paradoks e hipokrizi të ndrydhin lirinë time. Gjej rastin t`i falenderoj publikisht për inkurajimin e ndihmesen.

Si është jetesa e një modelje me një politikane? Si i ke marrdhëniet me mamanë?Nuk është e lehtë pasi si mami dhe unë jemi përherë të angazhuara. Ajo në të përditshmen e vështirë politike ndërsa unë me mësime dhe modeling. Por, megjithëse në dukje  dy profesione të kundërta, unë gjej një pikë të përbashkët: Janë si një lloj sporti veçse modelingu sport i këndshëm e politika sport i rrezikshëm. E admiroj pa fund mamin tim për kurajon e vullnetin e saj. E kam si frymëzim e idhull në jetën time.

Cilat janë aspiratat e tua si modele?

Të them të drejtën gjithçka varet nga mundësia dhe fati por nuk jam aq modeste në aspiratat e mia. Kërkoj me doemos ta ndërkombëtarizoj talentin e dhuntitë e mia. Me ndihmen e miqve të familjes kemi krijuar kontakte me faktorë të njohur të botës së modës dhe pres t`i materializoj shpejt, por pa lenë pas dore shkollimin. Për momentin le të jenë sekreti im që më përkëdhel çdo minutë.

Çfarë bën tjetër Ada përveç modelingut?

Perveç modelingut jam paralelisht e angazhuar me mësimet dhe gjuhën angleze. Sporti dhe leximi më tërheqin por nganjëherë nuk përtoj të merrem me punët e shtëpisë. Kohën që më tepron përpiqem ta kaloj me shoqërinë, i kam ngjarë babit në këtë aspekt, (qesh). Mami çdo kohë të lire mundohet ta përdore për ne tre fëmijët, sidomos për Xhonin, vëllain tim të vogël, për gjyshërit dhe të afërmit.

Je parë që ke shoqëruar mamin në “Çadrën e Lirisë”, sa e përfshirë politikisht është një modele si ti?

Ashtu siç e përmenda, jeta ime është e lidhur me politikën. Jam rritur me sentimentet më të thella për PD-në dhe Dr. Berishen. Nuk kam munguar qoftë dhe një ditë së bashku me motren time në protestën që po zhvillon opozita. Për portalin tuaj po zbuloj dhe një sekret që 18-vjetorin e festova në çadër dhe jam e lumtur që votën time të parë këtë vit t’a adresoj për PD-në dhe kryetarin e Republikes se Re, Lulzim Basha.

Modelja që iu frymëzon?

Kam shumë, Klaudia Shifer për finesen dhe bukurinë, Naomi Kembëll për veçantinë e impulsivitetin, ndërsa tek Zonja Trump vendosmërinë për të arritur të pamundshmen në jetë. Si dhe Gigi Hadid e Kendall Jenner, si modele natyrale dhe më të reja.

E ardhmja, në Shqipëri apo jashtë?

Është akoma herët të flas për këtë. Unë jam shumë e lidhur me vendin tim, me familjen e shoqërinë, por tregu shqiptar i modelingut ka limite të mëdha ndaj për një modele gjithmonë ëndrra fluturon drejt metropoleve të modës.

/b.d

Next Post
Tefta Radi apel shtetit: Françesku po mbaron, ju lutem dërgojeni jashtë

Tefta Radi apel shtetit: Françesku po mbaron, ju lutem dërgojeni jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In