• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza britanike që deshte të vriste veten për… Januzajn (FOTO)

by Java News
17/05/2016 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mai Alexander ishte aq e bindur se ajo ishte në një marrëdhënie me yllin e kombëtares së Belgjikës, sa kishte planifikuar martesën, emrat dhe fëmijët që do të kishin bashkë. Vajza angleze thotë se e kishte konsideruar angazhimin e saj të vërtetë të jetës, sepse ishte e bindur se po flirtonte me futbollistin, edhe pse ajo nuk e kishte takuar atë. Vetëm pasi u përpoq të vriste veten e kuptoi se bota e saj e fantazisë ishte shkatërruar bashkë me lidhjen virtuale. Tani e shëruar, Mai ka folur për herë të parë se si makthi i saj e çoi atë drejt dashurisë virtuale me yllin e Manchester United, duke shpenzuar në mediat sociale 5000 paund.mai-2

Mai ka thënë: “Mbaj mend ndeshjen e parë, kur i kam hedhur sytë mbi të. Kam qenë me babain tim dhe i thashë atij: Ai është i bukur. Babai më tha se ishte i ri dhe unë kam për të mësuar më shumë, kështu që e ndoqa në ‘Instragram’ dhe ‘Twitter’. Unë bëhesha vërtetë xheloze në qoftë se flitej e shkruhej për ndonjë moment të nxehtë të tij. Ndjeva sikur ai ishte i dashuri im dhe urreja që vajzat e tjera të përfliteshin për lidhje me të. Fillova të kërkoj në ‘google’ mbi të, për të parë ku ishte dhe çfarë bënte, dhe pas rreth një javë kam qenë plotësisht e fiksuar pas tij. Ndryshova sfondin në telefonin tim, duke vendosur një foto të tij. Po ashtu, vendosa posterat e tij në muret e dhomës sime të gjumit. Mendoja se kështu isha me të, me të dashurin tim, çka ka zgjatur përreth një muaj. Ndjeva se kisha rënë në dashuri me të.”

Mai ishte aq e bindur se ishte në një marrëdhënie me futbollistin e “Premier League”, sa ndaloi përqafimet dhe puthjet me të dashurin e saj real afatgjatë. Vajza angleze zbulon se ka shpenzuar orë të tëra duke lexuar mbi 24-vjeçarin nëpër faqet e tij sociale dhe të mediave të ndryshme online. Veç kësaj, e dashuruar virtualisht me Adnan Januzaj, Mai shton se ka shkruar më shumë se 200 letra me dorë. Ajo, gjithashtu, thotë se ka shpenzuar 2000 paund për të bërë thonjtë dhe veshur bukur, për t’u dukur si e dashura e tij mahnitëse, Melissa McKenzie. E paaftë për punë, për shkak të depresionit dhe ankthit, situata e saj u bë shpejt dramatike. Kur nisej për në punë, në mëngjes, ajo vishej si Melissa, me të cilën Adnan kishte dalë në fotografi në një darkë në Nandos.mai-1

“Kur lahesha në banjë, gatuaja darken, pastroja shtëpinë e gjithçka tjetër kishte emrin e Adnan. Kështu, marrshova drejt depresionit, duke menduar se jeta nuk kishte asnjë vlerë pa qenë me të. Çdo herë që ishte në fushë, do ta shikoja atë. Dhe, kur ndeshja përfundonte, mërzitesha me të vërtetë shumë. Isha duke kaluar një situatë me të vërtetë të keqe shpirtërore. Kam qenë e dëshpëruar për ta takuar, shkruan telesport. Doja të bëja “make up”, të rregulloja flokët dhe t’i jepja Andanit numrin tim, si dhe të kishte disa fotografi. Kam vuajtur vetëm për t’i prekur fanellën, ose lëkurën e tij. Unë kam kërkuar për të jetuar me të. E imagjinoja veten si gruaja e tij dhe të jetuarit në shtëpinë e tij. a.k

Next Post

"Sabotimi" që i bëri Jozefina Topalli Presidentit Bujar Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Kur pushteti gëlltit krijesën e vet

March 17, 2026
13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In