• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

by Java News
31/03/2023 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Jostein Gaarder e kishte mbesë Hildën. Ajo kishte vetëm 11 vjet në jetë, por tentonte të mësonte çdo gjë që i dilte përpara dhe bënte shumë pyetje. Çuditë e mendjes njerëzore e nxisnin të bënte më shumë pyetje. Aq më tepër e kishte zhvilluar talentin për pyetje ‘të vështira’, sepse ishte mbesa e Gaarder, një shkrimtar dhe filozof në Norvegji.

Vështirësia më e madhe e saj ishte të kuptonte të fshehtat e vetëdijes, arsyen dhe reflektimin. Këtu ngecej dhe e tërbonte shkrimtarin me pyetje.

Një herë e kishte pyetur pse kali nuk është njësoj si njeriu. Filozofi ishte përtypur ca minuta e pastaj i ishte përgjigjur se ‘kështu është, kali lind, ndërsa njeriu formohet. Duhet të edukohemi për të qenë njerëz’.

-Çfarë është kjo?- pyeti Hilda për një busull që po shikonte në studio.

-Busull- u përgjigj filozofi

-Po ajo tjetra?

-Armë!- i tha prapë profesori

-Po ajo?

-Libër i vjetër- iu përgjigj prapë.

Profesori e ndjeu se menjëherë pas gjetjes së sendeve, vajza do të fillonte të pyeste ‘pse duhet kjo?’, ‘Po ajo tjetra, pse duhet?’. Prandaj nisi të shpjegojë para se mbesa të pyeste. “Busulla bëri të mundur lundrimin- i tha- Armët e zjarrit u dhanë superioritet ushtrive evropiane kundër kulturave të tjera. Ndërsa shtypshkrimi shërbeu…”.

Kudo që të ndodhej, Hilda 11 vjeçare do të vërente dhe do të bënte pyetje. Jo vetëm Hilda, por shumë njerëz e kanë të vështirë apo të pamundur të kuptojnë kiminë e mendjes së tjetrit dhe bien në situata të turbullta. Por Hilda bënte pyetje, pyetje, pyetje pa fund.

Kush po i kupton situatat këtu mes nesh?…

Hilda mund çapitej përmes akteve dhe provave të Frojdit, dhe duke pyetur mund t’ia dilte deri diku. Hilda do të ulej para televizorit, do të dëgjonte debatet mbi rritjen e pagave, dhe do të ngulej vetëm mbi pyetje:

-Pse nuk e duan rritjen e pagave këta?- do të pyeste

Qeveria Rama para pak ditësh vendosi të shkojë sa më shpejt në paga deri në 900 euro në muaj; teksa sot paga është sa gjysma e kësaj shifre. U ngrit më këmbë një pjesë e opozitës, sidomos ajo e shpallura e korruptuar, dhe vuri ‘buritë’ kundër rritjes.

-Të gjithë e duan rritjen e pagës- i përgjigjes- por disa bëjnë politikë personale me jetesën e njerëzve. Këta thonë:  ‘Më mirë njerëzit të jetojnë keq, por të ma japin votën mua!’.

Hilda pyet:

-Si funksionon kjo? Njerëzit veç të jenë budallenj që të mos duan pagën e lartë dhe të duan atë që i mashtron për interesin e vet.

-Njerëzit nuk janë budallenj, në shumicë, por ata u thonë se ‘paga e lartë ka rreziqe’.

-Po çmendem- thotë Hilda- si paska rrezik paga e lartë?

-Këta ‘të ndershmit’ u thonë njerëzve se ‘pagën ua rritën në prag të zgjedhjeve’.

-E pastaj?, pyet Hilda- Sa zgjedhje bëhen? Aq herë le të rriten pagat…

-Epo ata i thonë popullit ‘pyetini ku i morën lekët’. Bëjnë si të ndershëm.

-Nuk kuptoj- thotë Hilda- Ça do me thënë ‘i ndershëm’?

-I ndershëm do të thotë të mos i japësh lekë  popullit, por kryeministri i merr për vete dhe familjen… Kryeministri tjetër kapet duke vjedhur dhe ua hedh fajin ‘kokë-pa-larëve’. E shoqja merr para nga rusët…

-E kjo qenka ndershmëri?

Hida nesër do të shkojë në shkollë e mund t’u thotë atje se ‘i ndershëm është ai kryeministër që vjedh për vete’. Prandaj duhet ndërprerë biseda për pagat. Si t’i shpjegosh vajzës 11 vjeç?

Ndoshta përralla me dy kafshë, thithëlopën dhe shumëkëmbëshin, mund t’i krijojnë njëfarë vizioni vajzës. Shumëkëmbëshi kërcente shumë bukur, me të gjitha këmbët. Thithëlopa ishte xheloze. Atëherë i hyri që ta ngatërrojë. I shkroi një letër ku e pyet : ‘Kur kërcen ti lëviz këmbën e majtë nr. 228 e pastaj këmbën e majtë nr. 59?’. Shumëkëmbëshi nisi të llogarisë këmbët, dhe aty e humbi betejën.

-Edhe këta- duhen futur në garë me njëri- tjetrin, e pastaj ndoshta na lënë të qetë me pagat tona.

-Tani po kuptoj diçka- thotë Hilda.

Next Post
Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme! Izolimi ka qenë një eksperiencë gati kafshërore

Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme! Izolimi ka qenë një eksperiencë gati kafshërore

Comments 2

  1. Lilo says:
    3 years ago

    Kur publicisti, artisti e gazetari profesionist behen nje, cilesia e produktit eshte e garantuar! Respekte i nderuar z. Cupi!

    Reply
  2. PRoShi says:
    3 years ago

    Bukur , shumë bukur.
    “Bota e Sofisë” ku bëhet fjalë për Hildën dhe Filozofin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In