• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajtimet për Gerti Bogdanin, “shpërthen” Murrizi: Hipokrizi e pështirë nga njerëz që as e njihnin, por bëjnë romane prekëse

by A R
20/09/2024 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi të pështira vetëm për të thënë një fjalë të mirë.

“Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil”, shkruan Murrizi, teksa shton se edhe vetë Gerti do të habitej nga këto “romane”.

Politikani i djathtë thotë se çdo person ka fatin e vetë dhe askush nuk mund të zmadhojë apo zvogëlojë emrin e tij me “romane hipokrite” nëpër rrjete sociale pas vdekjes.

“Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire”, shkruan Myslim Murrizi.

Lexoni reagimin e plotë të ish-deputetit Myslim Murrizi:

Shyqyr qe mbaroi kjo hipokrizia e statusve ne fb me lot e qurre e plot fjale te mira per njerez qe largohen nga kjo bote, qe sa jane gjalle nuk ju leme gje pa thene pa share e pa sajuar per cilindo, vetem e vetem se e shohim si rival apo konkurent qe mund te na zere karriken.

Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil.

Deri tek ngushellimi i Familjes te afermeve apo Miqve eshte njerzore dhe sevap nese ke mundesi ti hedhesh nje dore dhe kujdo te ndjeri qe ke njohur sa ishte gjalle.

Por kur shoh “romane” me fjale prekese e mburrje aq te shumta sa do habitej edhe vete i ndjeri nga njerez qe nuk kane asnje njohje, asnje lidhje apo asnje lloj kontakti me çdo te ndjere qe iken nga kjo bote, vetem per te treguar se eshte ne pjac, me vjen sinqerisht peshtire.

Ne kete bote te gjithe jemi kalimtare dhe emri rron me shume se sa kufoma qofte per mire e qofte per keq.

Sejcili nga ne e ka ne fatin e tij te lere emer te mire ose jo ne kete jete kalimtare, dhe askush tjeter me çfardo lloj postimi real apo hipokrit nuk mund tja zmadhoj apo zvogeloj emrin askujt te ndjeri qe iken nga kjo bote.

Kush mendon se “zmadhon” emrin e tij me postime servile, hipokrite apo elozhe e sharje ose fyrje ndaj kujdo qe largohet nga kjo bote, e ka te kote ,sepse emrin e mire apo te keq ne kete bote kalimtare cilido nga ne e krijon gjate jetes se tij me sjelljen, shpirtin dhe zemren me te cilen prezantohet gjate jetes ne kete shoqeri ku jetojme.

Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire.

Rrespekte per cilindo qe mirkupton keto fjale te mia dhe shume faleminderit per kedo qe nuk eshte dakort me mua.

/a.r

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kombi, herë 3 vjeç e herë 7, por jo më shumë se 10

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

Moti drejt fenomenit të pazakontë! Ekspertët: Mund të kemi një “Super El Niño” gjatë verës

March 31, 2026
Rama shpjegon skemën, si do përfitohet rritja e pensioneve, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

Rama shpjegon skemën, si do përfitohet rritja e pensioneve, çfarë do ndodhë me mjekët, infermierët dhe mësuesit

March 31, 2026
Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

Rama nga njësia 7 në Tiranë: Shqetësimi i njerëzve çmimi i naftës, nëse heqim taksën e qarkullimit, 4-fishohet!

March 31, 2026
“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

“Do mbjellim atë që do korrim në zgjedhje”, Rama: Jemi fitues në vendoret e ardhshme, ja arsyeja

March 31, 2026
Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

Asambleja e PS në njësinë nr. 7 në Tiranë, i pranishëm edhe Rama! Manastirliu njofton drejtuesit e 3 blloqeve

March 31, 2026
Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

Trump: Franca nuk na ndihmoi aspak kundër ‘kasapit’ të Iranit, ne nuk do ta harrojmë këtë

March 31, 2026
Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

Festë në të dy anët e kufirit! Me flamuj kuqezi e të UÇK-së, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës

March 31, 2026
SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros: I kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë! Mbrojtja kundërshton

March 31, 2026
Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In