• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajtime dhe vargje në sallën e Kuvendit (Satira e Gjekmarkajt)

by Agron Gjekmarkaj
08/03/2026 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika evidenton madheshtinë dhe zbulon atentatet!

Pirro Dengu, ndonëse i plagosur shpirtërisht, hyri në sallën e Kuvendit si bilbilenjtë para litarit, siç i ka hije sërës se tij dhe zuri vendin historik qe i takon ndanë Zeniqesë !!
Një dhimbje tragjike mposhtej nga statura e tij madhështore!

Ai mbronte vatanin , komandonte ushtritë dhe bënte terbiet gjeneralet e hazdisur, ulëriti Damo dhe pastaj, i mbytur nga dëshpërimi, u shkreh në vaj ! Shalsi delikati ç’hoq ta qetonte!

“Ç’ do të bëhet tani me Shqipërinë?”, pyeti Ervin Hoxha me një shqetesim të thellë patriotik dhe qimet e kresë ju ngritën perpjetë si fruzhë !
Mbemë në dorë të Nufit tobe estakfurullah, tha Klosi i shkretë, gjithmonë i fundit, por tashmë vetëm numër !!

Toni, njëri prej tre buajve të parlamentarizmës, i cili e braktisi atë parmendë për të rrëmbyer plorin e ekzekutivit , rrinte rëndë dhe Ulësia i dukej si axhami i papunë, gati si teveqel!
Ndihej si një reformator i madh i drejtesisë.
Ai lëmonte jelekun me sumbulla, lëshonte pasthirrma dhe ofshante ah e eh, pinte ujë herë pas here!!

Lamellari, mbathësi i kuajve, qyqari më shihte me një ndjenjë triumfi: “Deshe Etildën ti në vendin tim, sikur më thoshte , mjaftohu të shikosh Tezen si rrap madhështor që ka mbirë pas shtërngatës së 2013 dhe akoma nuk po shkulet!

Nikua ka hequr e vuajtur këto kohë, duke shkuar e ardhur nga Korça herë me gomar, herë me mushkë, kalë a pelë, se helbete rrugët janë të prishura nga këto dreq stuhi korrupsioni! Madje, një ditë, në qafë të Moglicës desh bëri kollotumba, po, për fat, Kostaqi, i cili vigjëlon pranë tij, edhe këtë rradhë u tregua në lartësinë e misionit, si spirancë e mbajti pelën për kapistre, kur një librazhdiot nga trimat e Taos e trembi që ai të rrëzohej e t’i zinte vendin! Deshe na bere gjemen moj virane e perkedheli pastaj embel kafshen e ngratë!
Po prapë ka brengë në gji: a i besohet njërit me mbiemrin Karakaçi, ngado që ta marrësh, me meze brenda, në daç në shqip, në daç turqisht pastaj andej nga Jugu karakaçe i thone laraskës, dhe ne do na ndreq rrugët Enea Laraska mozomakeq, psherëtiu dhe e lëshuan gjunjët!

Aty pranë u gjend Klodi me Pendavinë që i njomen buzët me pak ujë e sheqer, që t’i ngrihej tensioni! Eh, ka halle e halle kjo dynja, psherëtinë dy doktoret.
Sypetrit Malaj ishte shumë i lumtur ! Hë për hë kishte shpëtuar dhe jo vetëm kaq, por askush nuk po merrej me të dhe dukej sikur ngrohej në diell duke dremitur dhe belbëzontë ca vargje optimiste:
“Jam Malaj, sypetriti/Mos u lodhni se nuk iki/ Po ika, u bë qameti/Ylefe s’do ketë mileti.”
Evis Kushi bënte hyzmet sa andej këtej, e bindur që një ditë do binte në sy dobia e saj e njohur!
“Jam Evisi, kush s’më njef /Iu bëfshin punët def/Mos bëni sikur s’e dini/Qesh Vezire te Arsimi/ me erri nata s’me su agimi/
E ka thëne gjyshja e Ogit, mos u gëzo o i gëzuar, mos u hidhëro o i hidhëruar ! Kur ja tha Buçkos ajo këtë, ai u mvrenjt ënde më!
Këtë i thamë edhe ne Nallbatit, i cili ishte tërbuar me keq se një dem në Madrid! “I bënë atentat Mamicës , i bënë, që mos bëfshin hajër, rënkonte, herë i binte kokës e herë banakut, të dyja oshëtimat të kallnin datën!
Do ia shkul mjekrrën me këto duar atij Babos që bëri këtë hata , që ju shkurtofshin ditet në karrige ! Do na bombardojë NATO, çakërdisej!
Rutja mendonte për paqen, kur cimbiste faqet e Mamicës, tani ç’të bëjë me qimet si push miu të atij Nuredin Hoxhës që e zëvendësoi, do bëhet hataja, vikaste! Po jo, i thashë, ngushëllohu, ka portretin në korridor të Kuvendit, aty ku historia nuk është një llaf goje! Lere, vëlla, Zot më mblidh mendjen se do bëj të pabërën, lëshoi kumtin dhe rendi drejt së panjohurës, duke kënduar një melodi devollitshe-labçe:
“Mor Rute, more ditzi/Ç’na gjeti mua dhe ti/Nuk ia vlen më sakrifica/Kur në krah t’mungon Mamica/ Ç’më gjeti mua të gjorin/Në Devoll do marr traktorin/Ti s’ke cilë të ledhatosh/Po dhe unë ndihem bosh.”

Kryezëvendës Lideri Flamur, i fresket dhe djaloshar nga përvjetori i 55-të, që për çudi koinçidon me titullin e gazetës së Faros , u kthye më në fund mes nesh, për t’i nxjerrë Zeniqesë damarin në qafë si kallamboq nga zemërimi, tek thërriste e vikaste !

Blendi Gonxhe dukej si ari polar që vëzhgonte mbi një kodër akulli botën rreth tij, mos befas i thyhej, paçka se ndihej alkimist që fotografen e bëri zëvendësministre dhe kolauduesit e makinave drejtora kulture!

“Jam ministër, Blend më thonë/Dhe punoj deri vonë/Të jesh ministër kulture/Mjafton të veshësh poture e te jesh zullap me nure/
Gjithçka po shkonte mbroth, derisa Tao, i mbetur me gisht në gojë nga ndryshimet në qeveri, i etur dhe i uritur bashkë për të zënë vëndin e Belës, lëshoi gojën si të ishte përroi i Zaranikës ndaj Albanës sonë!
Ju turr Gaz Bardhi me Klevis Ballinë për ta kopanisur, po iku nga sytë këmbët, duke hipur mbi banka e kërcyer pupthi! Ai vrap dhe Gazi e Klevisi ndiq tek i shtrinte pellemben!
Niko çirrte faqet e lutej – amanëni more djema, ejani në vete, mbani dorën! Kur Tao u kthye, u përball me një furi zjarri nga Jorushi i Tabakëve, sytë e së cilës nxirrnin xixa dhe nga goja saçme per të mbrojtur Albanen nga ato llafe te liga.
Befas u shfaq jo vetëm e penës, por edhe e dyfekut, tha Braçja për të. Ndaj Kronika të bëjë drejtësi, të çojë hakën tek i zoti!

Ndërkohë, sikur të mos i mjaftonin dertet që ka, Babos po i fanepset edhe Ditmari i cili, nuk shëtit më si turist hungarez, por jep këshilla prej të urti që sapo ka zbuluar të mbuluarën dhe po na thotë që partia e shteti janë bërë një. Po pse i do të ndara ai paudhë, do ta bëjë Babon pjesë-pjesë? Ik, more, lipsu se i qan tjetërkush ato daramete, iu hakërrye Blend Klosi me Dilo Nasufnë dhe ia moren këngës: O Ditmar, more Ditmar/Kjo nuk është qeder, por qar/ Se drejtorët në Parti/Vinin dhe kur ishe ti/Mblidhe mendjen, bëje top/e para vjen partia pas tyre Shqiperia!

Next Post
Botërori 2027 për vajza, Shqipëria mposhtet me rezultatin e thellë nga Çekia

Botërori 2027 për vajza, Shqipëria mposhtet me rezultatin e thellë nga Çekia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In