Sëmundja e artritit prek dhjetë milionë njerëz në Britani të Madhe dhe simptomat përfshijnë inflamacionin dhe lëvizjet e kufizuara për shkak të dhimbjeve në nyja.Artriti është një gjendje e zakonshme, e cila prek njerëzit e të gjitha moshave, sipas NHS-së.Simptomat përfshijnë dhimbje në nyja, inflamacion dhe të nxehtë rreth zonave që janë prekur nga sëmundja.
Aktualisht nuk ka kurë kundër artritit, por zgjedhja e një diete të caktuar mund të ngadalësojë progresin e sëmundjes, transmeton ksp.
Pacientët mund të përfitojnë nga përdorimi i vajit të ullirit në dietën e tyre, apo më saktësisht dy lugë në ditë, sipas fondit Arthritis.
Peshqit, frutat, perimet, fasulet po ashtu duhet të konsumohen nga ana e pacientëve të prekur me artirit.Ushtrimet e rregullt mund të ndihmojnë në lëvizjen e pacientëve, thotë NHS.Ato, po ashtu, përmirësojnë muskujt dhe energjinë e pacientëve. (b.an)