Ushtronin prostitucion, në pranga nënë dhe bijë
Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Klienti” duke arrestuar nënë e bijë për veprat penale “Ushtrimi i Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për Prostitucion”
Nga ana e specialistëve të Seksionit të Trafiveqe, në Drejtorinë e policisë Kukës, dje u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Drita Cerriku, vjeçe 41, banuese në Kukës dhe Anila Cerriku, vjeçe 20, banuese në Kukës. Arrestimi i shtetaseve u bë pasi ushtronin prostitucion në ambjetet që kishin marrë me qera. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen N.P, vjeçe 36, banuese në Kukës. Procedimi ndaj shtetases filloi për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ushtrimi i prostuticionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 113 e 115 të K.Penal.









