Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e sotme ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Sakaq, policia e ka vënë në pranga dhe ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/e.d











