Një 27-vjecar është arrestuar nga policia Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, ndërsa një tjetër është vënë në pranga pasi u kap teksa drejtonte automjetin në gjindje të dehur.
27-vjecari O. D., banues në Tiranë, është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Ndërsa policia rrugore arrestoi një 56-vjecar me iniciale K. Xh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale për dy rastet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/s.f