Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku protagoniste janë nusja dhe vjeërra. Burime zyrtare i thanë Report Tv se vjehrra ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhduesme ndaj nuses së djalit të saj.
Një situatë e tillë ka agravuar deri sa ka bërë që e reja të tentojë vetëvrasjen. Bëhet fjalë për vjehrrën e identifikuar me inicialet M. K.,. e cila është arrestuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj”, njofton policia.
Ndërkohë, një rast tjetër të dhunës në familje është regjistuar në Tiranë, kësaj herë burri ka dhunuar gruan e tij, e për pasojë është arrestuar.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.
/b.h