Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan evakuimin e suksesshëm të një grupi civilësh nga fshati Robotyne në rajonin e Zaporizhias. kohët e fundit kjo zonë është kthyer në arenë luftimesh të ashpra. Në materialet e shpërndara nga ushtria e Ukrainës, banorët flasin për kushtet e vështira të pushtimit rus.
“Psikologjikisht ishte shumë e vështirë pasi kishte mbaruar uji dhe nuk kishim drita. Pastaj mbaroi edhe buka. Nisëm të mbillnim brenda kopshtit të shtëpisë, përndryshe duhet të kërkonim për bukë në mesin e bombardimeve,” – tha një grua.
Pas evakuiimit, banorët njoftojnë familjarët e tyre që ndodhen jashtë fshatit, për t’i treguar që kanë mundur të shpëtojnë.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se Forcat e Armatosura hynë në Robotine, pavarësisht bombardimeve masive. Ndërkohë Komanda ruse pretendon se sulmet ajrore dhe artileria ishin në gjendje të ndalonin disa sulme nga ushtria ukrainase.