• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ushtria turke drejt Idlibit në Siri

by A R
05/02/2018 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autokolona e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) është zhvendosur në Idlib për pikën e katërt të vëzhgimit të armëpushimit që do të krijohet në zonën e pakësimit të tensioneve sipas marrëveshjes së Astanës, raporton Anadolu Agency.

Autokolona ushtarake që ka hyrë nga Turqia në Idlib në orët e para të mëngjesit, ka mbërritur e sigurt në pjesën periferike perëndimore të Halepit që ndodhet brenda zonës për pakësimin e tensioneve. Turqia me elementët ushtarakë të zhvendosur synon të formojë pikën e katërt për vëzhgimin e armëpushimit në rajon.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana të Kazakistanit mes vendeve garantuese Turqia, Rusia dhe Irani, TSK nisi më 12 tetor 2017 procesin e zhvendosjes për të formuar pikat e vëzhgimit për ndjekjen e armëpushimit në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib.

Aktualisht në afërsi të kufirit Siri-Turqi janë në veprim pikat vëzhguese të TSK-së të vendosura në kodrën Shejh Akil, në afërsi të kalasë Samaan dhe në fshatin Salve në linjën Idlib-Afrin. Sipas marrëveshjes në zhvendosjen e cila do të shtrihet gradualisht nga pjesa veriore e Idlibit drejt jugut, parashikohet që TSK të formojë pika vëzhguese në gjithsej 12 rajone.

Me fillimin e misionit vëzhgues të TSK-së pas përfundimit të zhvendosjes, pritet që forcat ruse që ndodhen në Forcën e Kontrollit të Pakësimit të Tensioneve të vendosen në pjesën e jashtme të rajonit për pakësimin e tensioneve të Idlibit, si dhe forcat e regjimi edhe opozitarët të vendosen në vijën e frontit./a.m.

Next Post
Presidenti Pavlopulos: Shkupi vjedh dhe falsifikon historinë

“Z. Pavlopulos! Në pleqëri ose mençurohesh ose… çmendesh!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

February 1, 2026
Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In