Si Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta, nuk ngurron të falenderojë efektivët në detyrë.
“Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, shkruan Meta.
Ai publikon disa fotografi ku efektivët shihen në detyrë në radhët e supermarketeve, pikave ushqimore dhe bankave.
Në të gjithë vendin punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Ushtrisë janë angazhuar në zbatimin e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19
Patrullat në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
/a.r