• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ushtria futet në Rinas, Balluku: Ligji është shkelur me të dyja këmbët, njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror janë të lidhur me fushatën

by
07/04/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se pas kësaj greve në shkelje të plotë me ligjin qëndron politika dhe disa njerëz brenda kontrollorëve të trafikut ajror që janë të lidhur me fushatën  dhe se janë denoncuar në prokurori.

Ministrja Belinda Balluku tha se Kulla e Kontrollit është marrë në këtë moment në dorë nga ushtria pasi është ndërtesë e sigurisë së lartë.

“Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria.

Kjo është një grevë e jashtëligjshme pasi pamundësia për të punuar nuk u ndodh të gjithëve në të njëjtën orë, janë munduar të mos shkelin ligjin, por ai është shkelur me të dyja këmbët. Dhe kjo është patjetër politike, pasi kemi dëgjuar që mbrëmë në darkë mallkimet dhe sharjet e Berishës se si duhet të paguheshin njerëzit dhe pse duhej të mbyllej Rinasi.

Ju keni bwrw tendera dhe nuk keni dhënë rrogat, të dashur qytetar ata paguhen edhe në kohë pandemie me mbi 2000 dollarë dhe fondet për të bërë tendera nuk ka pasur. Politika patjetër që është pasi kemi informacion të saktë për elementë që kryejnë  funksion në këtë fushatë dhe ne i kemi dërguar në prokurori, janë njerëz që janë të lidhur në këtë moment me politikën dhe po ndikojnë në jetën e të gjithë shqiptarëve.”– tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kaq akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka nxitur situatën e krijuar në Rinas për bllokimin e fluturimeve, pasi kontrollorët pezulluan punën.

Sipas Ballukut, qëllimi i Berishës është që të mos lejoje zhvillimin e stërvitjes së NATO-s, të planifikuar më 26 prill, ndërsa shtoi se aleatët janë njoftuar për këtë përpjekje.

“Roli i Berishës është nxitës, ka që dje që i nxit dhe i mbështet me sharje e mallkime të stilit të tij që këta njerëz të bllokonin trafikun, të reagonin me forcë. Qëllimi i Berishës është që shtetit të dështojë, qytetarët të mërziten me shtetin, të krijohet pakënaqësi në çdo nivel, të bllokohet Shqipëria. Unë kam njoftuar aleatët që të mos zhvillohet stërvitja e NATO-s, që është parashikuar në datën 26 prill”, tha Balluku./ b.h

Next Post
Bllokimi i aeroportit, qytetarja: Unë humba nënën e këta nuk po na lënë as ta varrosim në vendlindje!

Bllokimi i aeroportit, qytetarja: Unë humba nënën e këta nuk po na lënë as ta varrosim në vendlindje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In