Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 28 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Në deklaratën e publikuar nga ushtria e këtij vendi, bëhet e ditur se në Bregun Perëndimor janë arrestuar 16 palestinezë, raporton Anadolu Agency.
Qendra e Informacionit për të Drejtat e Njeriut, Lugina Hulv, theksoi se ushtarët izraelitë në Jerusalemin Lindor kanë arrestuar edhe 12 palestinezë të cilët janë zyrtarë të Administratës së Fondacioneve Islamike.